Abetarja unike, vitin e ardhshëm në të gjitha trevat shqipfolëse

E enjte, 25 Prill, 2024

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi deklaroi sot se “objektivi ynë është që vitin e ardhshëm Abetarja e Përbashkët Unike të jetë edhe në duart e vogëlushëve në të gjitha trevat shqipfolëse”.

“Abetarja e përbashkët unike është një nga krenaritë e MAS, por jo vetëm se është një punë e bërë me shumë dashuri me Ministrinë e Arsimit të Kosovës”, tha Kushi në konferencën për shtyp me gazetarët.

Kushi tha se “kemi për vogëlushët e klasave të para një tekst të ri unik, që do të thotë shkolla të ndryshme nuk kanë tekste të ndryshme, por kudo kemi një tekst të unifikuar që është përshtatur me kushte të reja, ka kurrikulën e re, ka përmbajtje digjitale”.

Ministrja Kushi bëri të ditur se “me Maqedoninë e Veriut kemi rënë dakord sepse ata që këtë vit e kanë përfshirë si tekst plotësues, por nga viti i ardhshëm do ta kenë tekst unik në të gjitha shkollat shqipe”.

Po ashtu Kushi informoi se “bashkë me ministren e Arsimit të Kosovës po bashkëpunojmë që abetarja të jetë edhe në Malin e Zi, dhe në Luginën e Preshevës dhe pse jo edhe në diasporë, kudo ku ka vogëlushë shqiptarë, ta mësojnë gjuhën shqipe me të njëjtin tekst”.