La Reppublica përfshin në guidat e saj botën antike të traditës arbëreshe

E enjte, 28 Mars, 2024

Është një “mrekulli antropologjike, (po përdorim fjalët e fjalët e Pier Paolo Pasolini), ajo që ndodh në jetën e përditshme të rreth 50 komuniteteve në Italinë Jugore, të shpërndara midis Siçilisë dhe Kalabrisë, Bazilikatës dhe Pulias, por edhe në Molise, Campania dhe Abruzzo. Një trashëgimi unike e traditave, zakoneve, riteve, gjuhës që ka mundur t’i rezistojë shpërndarjes dhe shpërnguljeve të shekujve.

Të trashëguar me krenari dhe të nominuar në listën e trashëgimisë jomateriale të UNESCO-s.

Kjo është bota e vogël e arbëreshëve, shqiptarëve që ikën nga atdheu për shkak të shtypjes osmane midis shekujve 15 dhe 18, dhe zbarkuan në Italinë jugore dhe në ishuj, pasardhësit e të cilëve ende sot ruajnë këtë identitet të fortë.

Ky mozaik kulturor është aq magjepsës sa Guidat e Republikës po i kushtojnë një vëllim, (aktualisht në stendat e gazetave me kosto 12 euro plus çmimi i gazetës) dhe në dyqanin online të Gedi ilmioabbonamento.it shkruan DiasporaShqiptare.al.

Një guidë me titull “Shqiptarët e Italisë – Historia dhe fytyrat e botës arbëreshe” e cila në mbi 200 faqe përpiqet të tregojë një copëz Italie shpesh larg vëmendjes, e cila duhet njohur në thellësi, mes itinerareve, intervistave dhe dëshmive të autorit.

“Ka pjesë të Italisë praktikisht të panjohura për Italinë. Janë pjesë shumë të vogla të vendit që gjatë shekujve kanë ruajtur një identitet të fortë dhe që duan të mbrojnë dhe përcjellin historinë e tyre dhe aventurën e tyre të gjatë – shkruan në hyrje drejtori i Guidës së la Reppublica-s Giuseppe Cerasa – Një aventurë e nisur që në mesin e viteve 1400, si pasojë e vdekjes së princit shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeut, udhëheqës e patriot që udhëhoqi njerëzit e tij në luftë kundër ushtrive pushtuese osmane. Mijëra njerëz u larguan nga vendlindja e tyre duke gjetur strehim në Sicili, Kalabri, Pulia, Bazilicata, Kampania, Abruzzo dhe Molise.

Që nga ajo këto komunitete u rritën por gjithmonë duke kultivuar dhe forcuar kujtesën, zakonet, traditat, feja e ritit greko-katolike dhe gjuhën.

Vëllimi hapet me një kapitull kushtuar kulturës arbëreshe në 360 gradë, nga historia në ritin bizantin i cili ende praktikohet në shumë kisha, nën kujdesin e Eparkive, por edhe në recetat dhe gatimet tipike, që përputhet me vlerën simbolike të veshjeve të mrekullueshme tradicionale e shumë të tjera.

Guida vazhdon me intervistat:me Anila Bitri Lani, ambasadore e Shqipërisë në Itali, Francesco Altimari, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Kalabrisë dhe Nicola Scaldaferri, profesor i Etnomuzikologjisë.

Me vlerë të madhe, janë tekstet e botuara në Udhëzues të hartuar nga dy autorë si Carmine Abate, lindur në Carfizzi, një qytet arbëresh në Kalabri, dhe Fabio Stassi, me origjinë nga Piana degli Albanesi, në Siçili.

Dhe është pikërisht Siçilia që përfaqëson një nga Rajonet më të rëndësishme, së bashku me Kalabrinë, për shkak të pranisë së një pëlhure identiteti ende shumë të fortë në territoret e saj, duke filluar nga Piana degli Albanesi e cila, pas 531 vjetësh, ruan të paprekura traditat, zakonet dhe gjuhën arbëreshe. Këtu ndodhet edhe selia e Eparkisë, përfaqësia e Kishës Katolike Bizantine në Itali, por edhe një thesar i një koleksioni të çmuar ikonash bizantine. E njëjta gjë vlen edhe për qendrat e tjera të vogla siciliane me hijeshi të përjetshme, si Palazzo Adriano, Mezzojuso, Santa Cristina Gela, Contessa Entellina, ku në mënyra të ndryshme trashëgimia kulturore arbëreshe i reziston kohës, tre në bashki të tjera si Bronte, Sant’Angelo Muxaro apo San Michele di Ganzaria, ka mbetur pak ose asgjë nga ajo histori, por pavarësisht kësaj krenaria e rrënjëve manifestohet në ngjarje të tilla si përkujtimi me kostum i mbërritjes së refugjatëve shqiptarë në Biancavilla, në shpatet e Etnës.

Përktheu dhe përshtati nga La Reppublica Diaspora Shqiptare.al