Guida Petit Futé për turizmin e Shqipërisë: 72% më shumë francezë në vitin 2022

E premte, 26 Prill, 2024

Guida franceze ‘Petit Futé’ ka sugjeruar Shqipërinë si një ndër destinacionet që duhen vizituar në vitin 2023. Guida franceze i ka kushtuar një botim të dedikuar turizmit në vendin tonë.

Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka postuar kopertinën e guidës, ndërsa shkruan se ky është një lajm shumë i mirë për vendin tonë, pasi kjo është një mundësi që vlerat turistike të Shqipërisë të promovohen për turistët francezë. Rama bën me dije se në vitin 2022 Shqipëria ka mikpritur 72% më shumë turistë francezë krahasuar me vitin 2021.

“2023 na gjen me një botim të dedikuar për Shqipërinë turistike në “Petit Futé”, një prej guidave më të njohura dhe prestigjioze franceze. Format praktik, i dedikuar për të gjithë udhëtarët francezë dhe udhërrëfyesi ideal për ta njohur Shqipërinë, duke iu shtuar kështu promovimit tonë për gjithë botën frankofone. 72% më shumë vizitorë francezë mikpritëm në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021”, shkruan Rama.

“Petit Fyté” e themeluar në vitin 1973 është një revistë dhe blog online udhëtimesh, që krahasohet me “Lonely Planet” në Britaninë e Madhe.