Doli numri nëntë i revistës “Bashkimi“ në Uster të Zvicrës

E shtunë, 20 Prill, 2024

Festat e fundvitit sollën edhe numrin nëntë të revistës “Bashkimi” në Uster të Zvicrës, e cila ashtu si në numrat e mëparshëm i mbetët besnike vizionit të Shoqatës në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare. Në këtë numër lexuesi përveç informacioneve të ndryshme, nga aktivitetet e shoqatës, njihet me takimet brenda shoqatës, marrëveshjet me shoqatat tjera kulturore në atdhe dhe në mërgim, me anëtarët e rinj të saj si dhe pjesëmarrjen e grupeve të valleve në organizimet e ndryshme në Uster, në Bassersdorf, Luzern, Zug, në Oberuster -Nossikon etj.

Numri nëntë i revistës “Bashkimi”, revistë e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Bashkimi” në Uster të Zvicrës

Vlen të përmendet se ky numër për dallim nga numrat tjerë përbën më se dyfishin e faqeve, ku Panairi i Librit “Diaspora 22” prezantohet në katërmbëdhjetë faqet e saj. Lexuesi ka mundësi të njihet pothuajse me pjesën dërmuese të pjesëmarrësve:me Grupin e valleve të Shoqatës, të cilët ditën e Panairit të Librit prezantuan disa valle të zgjedhura, pastaj me mysafirët pjesëmarrës, me prof. Dr. Agim Vincën, drejtuesen e Shtëpisë Botuese shkrimtaren Rita Petro, shkrimtarin Muharrem Blakaj, gazetarin dhe publicistin Rexhep Rifatin, shkrimtarin Mustafë Krasniqin, aktorin Çun Lajçin, studjuesit Aleksandër Hasanasin, Agron Dalipajn dhe Butrint Balajn, përkthyesen Loreta Schillock, Shtëpinë Botuese për fëmijë nga Shkupi, Samije Limani si dhe shoqatat kulturore shqiptare “Dardania”, “Vatra”, “Drita”, Ansamblin “Rugova” , të cilat thënë shkurt e begatuan Panairin e Librit.

Aktivitetet e Shkollës Shqipe në Zvicër janë dëshmi e gjallë e një pune te madhe atdhetarie me qëllim që fëmijët shqiptarë ta kenë sa më afër pikën shkollore. Një punë e madhe, një përkushtim i veçantë i cili vazhdon në këto 2-3 vitet  fundit.

Në këtë revistë ashtu sikurse në numrat  e mëparshëm faqet për shkollat shqipe janë të rezervuara. Një kronikë e hapjes së pikave shkollore dhe aktiviteteve të saj lexuesi i gjen në faqet 46-47, në të cilat kemi rastin të lexojmë njoftimet për hapjen e pikave shkollore në Erlen, Kirchberg, Sempach, si dhe aktivitete tjera që kanë të bëjnë me manifestimet shkollore.

Vaxhid Sejdiu

Revista plotësohet me aktivitetet e shumta të zhvilluara nga anëtarët e  Shoqatës, me udhë përshkrimet e znj. Barbara Munz në veriun e Shqipërisë, me prezantimin e traditave, kulturës dhe riteve kombëtare, me promovimin e librit “Zana e Shën Martinit” të Muharrem Blakajt, me poezitë të Brahim Avdylit dhe të Vaxhid Sejdiut si dhe me prezantimet gjeografike (kushtuar Janinës) dhe atë historike (kushtuar Ali Pashë Tepelenës). Dhe në fund si zakonisht mbështetësit  e Shoqatës, të cilët në vazhdimësi janë së bashku me anëtarët e Shoqatës në të gjitha aktivitet e saj sepse vetëm në këtë mënyrë përballohen sfidat e njëpasnjëshme gjatë vitit kalendarik.