141 vite nga lindja e Fan Nolit, një personalitet shumëplanësh i atdhetarit

E mërkurë, 24 Prill, 2024

141 vite më parë, më 6 janar 1882, në Ibrik-Tepe (Qytezë) të Edrenesë, lindi Theofan Stilian Noli, (Fan Noli), prift, politikan, diplomat, poet, përkthyes e dramaturg.

Fan Noli ishte i dyti ndër trembëdhjetë fëmijë, shtatë prej të cilëve vdiqën në foshnjëri. Familja rronte me tokat që kishte si pronë. Sa qe i mitur, Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë. Në fshatin e lindjes kreu shkollimin fillor greqisht për gjashtë vjet, më tej prindërit e dërguan në gjimnazin grek të Edrenesë, ku qëndroi katër vjet.

Më 1900 u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë në kryeqytetin grek. Më tej, meqë kishte prirje për aktor, punoi si kopist, sufler e aktor me një trupë teatri me të cilën u end nëpër Greqi për gati dy vjet. Gjatë endjeve me trupën shkroi dramën “To ksipnima” (“Zgjimi”), e cila u luajt nga trupa në Pirgos të Peloponezit. Atë periudhë nisi të shkruante skeletin e dramës “Israelitë dhe filistinë”. Në fillim të 1903 shkoi në Egjipt, ku gjeti punë si mësues lëvizës greqishtes dhe po atë vit përktheu në greqisht traktatin e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Po atje filloi të bjerë në kontakt me veprimtarët e Rilindjes Kombëtare në koloninë shqiptare të Egjiptit, ndër të cilët Thanas Tashko dhe Jani Vruho e ndihmuan në botimin e përkthimit të Samiut, e po ashtu e lidhën me Nikolla Naçon, Shahin Kolonjën e Kristo Luarasin.

Pas tre vjetësh qëndrimi në Egjipt, në prill 1906 u nis për në Shtetet e Bashkuara, duke kaluar nga Napoli, dhe mbërriti në Nju Jork më 10 maj. Pasi ndenji në Buffalo, ku punoi në një fabrikë të sharrës për tre muaj, Noli shkoi në Boston. Në gushtin e po atij viti gjeti punë në Filadelfia, por e la pasi Sotir Peci i ofroi të bëhej zv/redaktor i së përkohshmes “Kombi”.

Në Boston disa shqiptarë ishin pjesë e Kishës Ortodokse Greke, e cila i kundërvihej me forcë çështjes kombëtare shqiptare. Kur një prift ortodoks refuzoi t’ia kryente shërbesat e fundme të ndjerit Kristaq Dishnica, Noli me një grup shqiptarësh patriotë krijuan Kishën e pavarur (Autoqefale) Ortodokse Shqiptare. Noli, prifti i parë i kishës së re, u shugurua prift më 8 mars 1908 nga kryepeshkopi Platon Rozhdestvensky i Kishës Ruse në Shtetet e Bashkuara, në kushte jo fort të qarta.

Më pas, po atë vit u regjistrua në Universitetin e Harvardit, duke e përfunduar më 1912 Bachelor of Arts. Zuri vendin e Pecit si redaktor i “Kombit”, detyrë që e kreu deri në janar të 1909. Një muaj më vonë, nisi të botojë e drejtojë fletoren “Dielli”, zëdhënëse e bashkësisë shqiptare të Bostonit. Më 10 gusht 1911 udhëtoi drejt Evropës, ku ndenji katër muaj duke vizituar dhe mbajtur shërbesa fetare e takime patriotike ndër kolonitë shqiptare të Kishinjovit, Odesës, Bukureshtit e Sofies. Pas shkrirjes së shoqatave të shqiptarëve të Amerikës, “Dielli” u bë organi i shtypit i shoqërisë panshqiptare Vatra, bashkëthemelues i të cilës qe edhe Noli me Konicën.

Nga 21 dhjetori 1915 deri më 6 korrik 1916, u bë përsëri kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit, tashmë gazetë e përditshme. Në korrik 1917 u bë edhe një herë kryetar i Federatës Vatra. Në shtator të vitit 1918 Noli drejtoi organin The Adriatic Review (Revista e Adriatikut) gjashtë muajt e parë të saj, të cilën e botonte si shtojcë “Dielli” i Vatrës.

Me fondet e Vatrës, të mbledhura nën drejtimin e Nolit, u dërguan në Paris, Londër dhe Uashington delegatë shqiptaro-amerikanë për të promovuar njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë. Më 24 mars 1918, Noli u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në fillim të korrikut të atij viti mori pjesë në një konferencë për popujt e shtypur në Mount Vernon, Virxhinia, ku u takua me presidentin Udrou Uillson, përkrahës i të drejtave të pakicave në Evropë.

Më 27 korrik 1919 Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, që tashmë ishte dioqezë e pavarur. Një vit më pas, duke pasur parasysh rritjen e figurës së Nolit si udhëheqës politik e fetar i bashkësisë shqiptare dhe si shkrimtar, orator dhe komentator politik i talentuar, ishte e logjikshme që ai të zgjidhej kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku arriti ta anëtarësonte Shqipërinë më 17 dhjetor 1920.

Gazeta The Manchester Guardian, në një koment më 23 korrik 1924, e përshkruante Nolin si një burrë që do të kishte qenë i shquar në çdo vend. Diplomat i përkryer, ekspert i politikës ndërkombëtare, mjeshtër i debatit, që prej fillimit ai la mbresa të thella në Gjenevë.

Me shumë mjeshtëri, por gjithmonë me buzë në gaz, ai i vuri me shpatulla pas murit të gjithë kundërshtarët e tij ballkanas. Ai është një njeri me kulturë të pamasë, që ka lexuar çdo gjë që ia vlen të lexohet në anglishte dhe frëngjishte.

Vepra e parë e Nolit qe drama me tre-akte Israilitë dhe Filistinë, e botuar në Boston 1907. Kjo dramë qe shkruar qysh më 1902, bazuar në historinë e Samsonit dhe Dalilës në Dhjatën e Vjetër. Duke ndjerë nevojën e besimtarëve për të mbajtur meshë në shqip, përkthen ritualet dhe liturgjinë ortodokse në dy vëllime Librë e shërbesave të shënta të kishës orthodoxe, Boston 1909, dhe Libre é te krémtevé te medha te kishes ortodokse, Boston 1911. Përkthime që ai i çmonte si arritjet më të mëdha të tij.

Më 1921 doli vepra e tij madhështore në prozë “Historia e Skënderbeut (Gjerq Kastriotit), mbretit të Shqipërisë 1412-1468”, Boston. Në Shqipëri erdhi sërish në fillim të viteve ’20. Më 1947 botoi përpunimin që i bëri George Castrioti Scanderbeg (1405-1468), Neë York 1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit.

Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni dhe Revolucioni francez” (Beethoven and the French revolution) në 117 faqe, e botuar në Neë York 1947, pasqyronte figurat e mëdha të historisë (Jul Çezari, Jezusi, Skënderbeu dhe Napoleon Bonaparte). Vëllimi me vjersha Albumi u botua më 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjershat e fundit origjinale dhe disa shqipërime vjershash të poetëve të njohur.

Kontributi më i gjerë i Nolit qe në fakt ai i stilistit, siç shihet ndë përkthimet e tij. Bashkë me Faik Konicën mund të vlerësohet si ndër stilistët më të mëdhenj të dialektit Toskë. Afria që kishte me gjuhët e huaja, greqishten, anglishten dhe frëngjishten e aftësoi ta bënte shqipen në një gjuhë të stërholluar dhe elegante, ndonëse pak folklorike.[20] Noli përktheu mjaft autor amerikanë dhe europianë të shek. XIX, duke vënë në punë veshin muzikor, mundi të pasqyronte stilin dhe ngjyrat e ritmit të origjinalit.

Ndonëse vetë nuk shkroi shumë në lëmë të letërsisë, ngelet një letrar i madh.

Më 1953, në moshën shtatëdhjetë e një vjeç, Fan Nolit iu dhurua shuma prej 20 000 dollarësh nga Federata Vatra, me të cilën bleu një shtëpi, në Fort Lauderdale Florida, ku vdiq më 13 mars 1965. Fan Noli është varrosur në Forrest Hill Cemetery, të Bostonit.[18] Kisha Autoqefale që kishte krijuar u bë më vonë Kryedioqeza ortodokse shqiptare në Amerikë e Kishës ortodokse në Amerikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.