Trajton antarësimin e Shqipërisë në BE,autori austriak merr çmimin e rëndësishëm

E enjte, 3 Korrik, 2025

Çmimin “Bruno Kreisky’ për Librin Politik 2022 e ka marrë Robert Menasse për romanin “Die Erweiterung”. Sipas jurisë, vepra, vazhdim i bestsellerit të BE-së të Menasse “Die Hauptstadt”, ndërthur ekspertizën, ironinë dhe një zemër të fortë evropiane. Menasse është i dyti në familje që vlerësohet me këtë çmim, pasi motra e tij Eva, u nderua vitin e kaluar për “Dunkelblum”. Salman Rushdie, gjithashtu u vlerësua për punën e tij në publicistikë.

Ngjarjet zhvillohen ndër të tjera në Tiranë, Poloni dhe në zyrat e BE-së në Bruksel, ai të çon në dhomat e pasme të politikanëve kryesorë të Evropës, në malet shqiptare dhe përfundon në një fundosje të furishme.

Komploti ka të bëjë me pranimin e Shqipërisë në BE, reformën gjyqësore polake, tradhtinë e idealeve të vjetra – dhe një helmetë (atë të Heroit Kombëtar Shqiptar, Skënderbeut) të zhytur në histori që është vjedhur nga sallat e Muzeut Historik të Arteve, në Vjenë.

Ngjashmëritë me personazhet e gjallë janë të qëllimshme, dhe ka vërtet shumë personalitete që në këtë roman portretizohen nga Robert Menasse në një mënyrë sa të dashur aq edhe thumbuese.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.