Dashuria për matematikën e kosovarit që shkëlqeu në Oxford

E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Pasi hyn në një dhomë brenda një shtëpie të madhe, plotësisht të errët, fillimisht përplasesh në mobiliet e vendosura aty. Dalëngadalë kupton vendndodhjen e mobilieve dhe më vonë e gjen edhe ndërprerësin e dritës dhe e gjithë dhoma ndriçohet. E menjëherë më vonë hyn në dhomën tjetër të errët dhe e nis gjithçka nga fillimi.

Kështu e kishte përshkruar dashurinë e tij për zgjidhjen e problemeve matematikore britaniku, Andrew Wiles, një ndër matematikanët që e frymëzon djaloshin 22-vjeçar nga Prishtina, Besfort Shala.

Besforti e mbylli vitin 2022 me një sërë suksesesh në fushën e matematikës. Ai, vullnetarisht, përfaqësoi Kosovën në gara ndërkombëtare.

Kosova i mbylli këto gara me katër mirënjohje nderi në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës dhe dy medalje të arta dhe një medalje të argjendtë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës për Studentët Universitarë.

Djaloshi nga Prishtina i quan këto arritje të përbashkëta të matematikanëve kosovarë si suksesin më të rëndësishëm të vitit 2022, ndërsa veçon edhe një arritje të tij personale.

“Në aspektin personal, ndoshta arritja më e madhe ka qenë diplomimi me sukses të dalluar në programin master në Universitetin e Oxfordit”, thotë Besforti për Radion Evropa e Lirë.

Besfort Shala në fotografinë e diplomimit në Universitetin e Oxfordit.

Besfort Shala në fotografinë e diplomimit në Universitetin e Oxfordit

Universiteti i Oxfordit është i radhitur si universiteti i katërt më i mirë në botë, sipas ranglistës së Quacquarelli Symonds.

Por Besforti, me gjithë sukseset e tij, thotë se “nuk pretendon ndonjë aftësi mbi mesataren”. Ai beson se kurioziteti dhe pasioni ia kanë mundësuar arritjen e këtyre sukseseve.

Thotë se nuk e ka kurrë të lehtë ta shpjegojë dashurinë e tij për matematikën, por shton se “është diçka shumë e natyrshme” dhe nuk lidhet detyrimisht me aplikimin e matematikës në jetën e përditshme.

Besforti tani po kryen studimet e doktoraturës për matematikë në Universitetin e Bristolit, ku është i punësuar edhe si asistent. Ai thotë se pa avancimin e matematikës, jetët tona të përditshme do të ishin shumë ndryshe, shkaku i zbulimeve si: rryma elektrike, telefoni, kompjuteri e veturat për transport.

Për këtë arsye, ai shpreson që sa më shumë njerëz do ta zgjedhin matematikën si karrierën e tyre.

“Matematika do të duhej të ishte më shumë tërheqëse për njerëzit, pasi zhvillimi i saj merr hov sa më shumë që kemi njerëz e mendje kreative në të”, thotë Besforti.

Por, edhe vetë ai kishte qenë në të kaluarën në mëdyshje për karrierën e tij. Në moshën 12-vjeçare, videot udhëzuese për flaut në kanalin Youtube ishin bërë pjesë e jetës së përditshme të tij, pasi prindërit ia kishin dhuruar këtë instrument muzikor, ndërsa më vonë ishte regjistruar edhe në një shkollë të muzikës në Prishtinë.

“Gjatë shkollës së mesme, kam konsideruar edhe mundësinë e vazhdimit të studimeve në muzikë apo edhe mjekësi në Prishtinë”, thotë Besforti, teksa shton se edhe pse tani është i angazhuar në matematikë, ende e ka “një lidhje të veçantë me muzikën klasike”.

Megjithatë, ai tregon se është shumë i lumtur me zgjedhjen që ka bërë, pasi që, siç tregon, matematika ka qenë gjithmonë ndër lëndët e tij të preferuara në shkollë.

Prishtinasi është falënderues ndaj mësimdhënësve të tij të matematikës që e kanë shtyrë përpara në zgjedhjen e tij për matematikën, pasi që thotë se “sa më shumë kam mësuar gjatë procesit, aq më shumë jam lidhur me matematikën, dhe kjo në fakt vazhdon edhe sot”.

Rol kyç në sukseset e Besfortit – i cili kishte fituar bursë të plotë për studimet e nivelit bachelor në Universitetin e Primorskës në Slloveni – kanë luajtur edhe prindërit e tij, edhe pse pasionin për matematikën nuk e kanë të përbashkët.

“Prindërit kanë luajtur një rol kyç në kulturën dhe etikën time të punës, si dhe kultivimin e pasionit, qoftë përmes të qenët shembull apo mbështetjes së parezervë”, thotë Besforti.

Besfort Shala, gjatë një ligjërate në Institutin e Matematikës në Universitetin e Oxfordit, 2021.

Besfort Shala, gjatë një ligjërate në Institutin e Matematikës në Universitetin e Oxfordit, 2021

Përderisa është falënderues për përkrahjen që i është dhënë në rrugën drejt sukseseve, Besforti tani ka mendjen te synimet e tij për vitin e ri. Kryesore për të është që ta shijojë gjithë rrugëtimin e tij.

“Synimi im kryesor për vitin 2023 dhe përtej është që të vazhdoj ta shijoj procesin e të punuarit në matematikë, kontribuimit në fushën time të kërkimit, si dhe kontribuimit në zhvillimin e matematikës në Kosovë”, thotë Besforti./ REL/