Të fitosh një botëror a evropian të futbollit me 11-metërsha?!..

E premte, 19 Prill, 2024

Është më të vërtetë e habitshme, por ja që është e vërtetë…

Kështu fitoi Brazili në finalen e Botërorit të vitit 1994 kundër Italisë, pra, pasi loja e rregullt, me gjithë shtesën, përfundoi 0-0. Po kështu fitoi edhe Italia në Botërorin 2006 kundër Francës. E njëjta gjë u përsërit në finalen Euro ’20, ku Italia mundi Anglinë.

Pra, pas serisë së 11-metërshave, kur kishin zhvilluar 120 minuta lojë…

Por arriti të paktën një fitore pas një gjuajtjeje më këmbë dhe jo si më 1968 në gjysmëfinalen Itali-Bashkimi Sovjetik, kur axurrët fituam me short, pilë a kokë …dhe kaluan në finale, u ndeshën me Jugosllavinë, dhe barazuan 1-1, me gjithë shtesën e lojës. Por atëherë UEFA respektoi traditën-vendosi që dy ditë më pas të zhvillohej një tjetër finale, ku axurrët, me 8 futbollistë të freskët, fituan 2-0 ndaj jugosllavëve të sfilitur dhe u bënë për herë të parë kampionë të Evropës. Dhe ja, pas 53 vjetësh janë përsëri kampionë të tillë, por pas ‘ruletës’ së 11-metërshave. Sidoqoftë, e përsëris,  shumë më mirë se me short.

Megjithatë, si do të shpjegoj më poshtë, edhe seria e 11-metërshave nuk përcakton  gjithnjë skuadrën më të mirë, më të fortë, kampionen e denjë. Nëse Morata do të kishte shënuar 11-metrshin e tij në takimin gjysmëfinal me Italinë dhe nëse Spanja do të kishte fituar në këtë mënyrë takimin, të tërë do të thoshin se skuadra iberike e meritonte të dilte në finale, sepse në atë ndeshje luajti më mirë se Italia, pa mohuar kurrsesi edhe meritat e kësaj të fundit, të dëshmuara edhe në ndeshjet e mëparshme, sidomos kundër Turqisë Zvicrës, Belgjikës, ku luajti gjithashtu shumë mirë.

E njëjta dukuri u përsërit në finale, ku, edhe sikur të kishte humbur me 11-metrësh ndaj anglezëve, të tërë do të thonim se Italia ishte kampione e vërtetë e këtij evropiani dhe se ‘shpikësit e futbollit’ fituan falë lotarisë së 11-metërshave.

Pra, a është zgjidhje e drejtë që përcaktuesja e një ndeshjeje për një titullin kampion në futboll të zgjidhet pas ruletës së 11-metërshave?

U quajt zgjidhja më e mirë, kur më 1970 ish-gjyqtari gjerman Karl Wald, i propozoi Bundesligës që pas shtesës së një ndeshjeje, e cila mbyllet në barazim, fituesja të përcaktohet në këtë mënyrë. Dhe drejtuesit e Bundesligës e miratuan pa ngurrim këtë propozim.. Pastaj ky rregull u mirëprit nga federatat e tjera evropiane, nga UEFA dhe pastaj nga FIFA.

Këtu në Amerikë kam parë që në raste të tilla gjyqtari ka akorduar një tjetër mënyrë për të përcaktuar fituesin:

Futbollisti nisej nga një largësi prej 40-metrash drejt portës dhe vihej përballë portierit që bënte ato veprime që atij i dukeshin të arsyeshme: rrinte në portë ose i delte kundërshtarit përpara, për t’i ngushtuar rrezen e veprimit, kurse, nga ana tjetër, i pari përdorte arsenalin e tij teknik, për t’iu mënjanuar dhe shënuar.

Kur e pashë për herë të parë zbatimin e këtij rregulli në një stadium të Bostonit , m’u duk interesant , sepse lojtari nuk bënte një veprim të thjeshtë, pra nuk gjuante topin drejt e në portë, por përdorte dhe lëvizje mashtruese, për të mposhtur portierin.

Por, me sa duket, FIFA, në rast se është bërë një propozim i tillë, nuk e ka parë të arsyeshme të vendos në zbatim një rregull të tillë.

Këto ditë së bashkë me një gazetar amerikan po diskutonim rreth ndeshjes finale Itali-Angli që përfundoi pra, me ngadhnjimin e italianëve, pas lotarisë së 11-metërshave. I shfaqa atij mendimet e mia rreth këtij problem, të cilat ai i dëgjoi më shumë kureshtje dhe më dha të drejtë. Po ua parashtroj edhe lexuesve:

Për përcaktimin e skuadrës fituese ne rastet e mësipërme, të merren parasysh jo gjuajtjet nga pika e11-metërshit, por gjuajtjet gjatë ndeshjes së njërës ose tjetrës skuadër në hapësirën e portave, duke përfshirë edhe pritjet e portierëve, si dhe goditjet e topit në shtyllat përkatëse.

Në rast se numri i tyre është i barabartë, të merret parasysh përqindja e zotërimit dhe qarkullimit të topit në gjysmëfushën kundërshtare, pastaj goditjet e këndit, si dhe numri i kartonave të verdhë ose të kuq për se cilën skuadër.

Këto janë elemente përbërëse të ndeshjes, kurse 11-metërshat pas 120 minutave të zhvillimit të saj, janë  shtojcë artificiale e saj. Ata nuk tregojnë gjithmonë nivelin teknik të lojtarit, sado i mirë qoftë ai, ndonëse para ndeshjeve të tilla trajnerët i stërvisin lojtarët të gjuajnë nga pika e 11-metërshit. Fakti që lojtarë të tillë si Pele, Maradona… . për të ardhur te Ronaldo dhe Mesi kanë humbur goditje të tilla, dëshmon se vendimtare në të tilla rast nuk është përgatitja e lartë teknike që ata kanë, por gjendja shpirtërore.

Eshtë e çuditshme se si këta futbollistë dhe të tjerë në galerinë e futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit botëror, të shënojnë me goditje  ’kirurgjikale’ dënimi mbi murin e mbrojtjes dhe të mos shënojnë nga pika e 11-metërshit.

Morata arriti të gjuante dhe të shënonte një gol të rrallë në portën e Donarumës pas një aksioni të përkryer, dhe u drodh po para këtij portieri dhe gjuajti keq 11-metërshin e fundit, që fundosi  Spanjën aq premtuese në Euro 20 -ën….

Shkruhet se portierët janë hipnotizues dhe parandiejnë se nga ç’anë do ta gjuajë kundërshtari 11-metërshin. Nuk më duket se është kështu. Sa e sa herë kemi parë portierë të hidhet nga një anë dhe topi të përfundojë në rrjetë ose edhe jashtë, në anën tjetër të portës. Kjo tregon se ata hamendësojnë se kundërshtari do të gjuajë në një anë, ndaj ai hidhet andej,  ‘të dalë, ku të dalë’ ,  dhe jo rrallë e presin ose e largojnë topin.

Si përfundim, nëse FIFA një ditë do të vendoste që fitorja në raste të tilla, do t’i jepej skuadrës që ka ato tregues që përmenda më sipër, më të mirë se skuadra kundërshtare pra, e përsëris, se ka zhvilluar një volum më të madh të lojës në gjysmëfushën e skuadrës kundërshtare, se ka gjuajtur më shumë në portë, se ka gjuajtur gjithashtu më shumë goditje këndi, se ka bërë më pak faulle, se ka pasur më pak pozicione jashtë lojës e ka pasur më pak kartonë të verdhë, a të kuq, të dhëna që shikuesit i shohin në stadium dhe teleshikuesit në ekran në fund të pjesës së parë dhe të tërë ndeshjes, ajo ka dëshmuar kështu së është më e mirë se skuadra kundërshtare dhe meriton të jetë fituesja e saj.

Nga ana po tjetër, po të zbatohej ky rregull, skuadrat,  do të përpiqeshin, mbi të gjitha  të gjuanin sa më shumë, që të shënonin gola, duke e ditur që këto gjuajtje do të vlenin në rast barazimi edhe në shtesën e ndeshjes. Dhe kjo, sepse  ka ndodhur që një skuadër e dobët që ka arritur ta mbyllë kohën e rregullt në barazim me një skuadër tjetër më të mirë se ajo, të presë të ruajë rezultatin e barabartë dhe të fitojë me 11-metrësha.

Po kujtoj vetëm një ndeshje në çerekfinalet e Botërorit Meksikë  1986 midis Spanjës dhe Belgjikës, ku në shtesën e lojës spanjollët kishin epërsi dërmuese; por belgët u mbrojtën ‘heroikisht’, arritën te 11-metërshat ku dhe fituan. Madje, arritën të zinin vendin e katërt pas  Francës, dhe Gjermanisë që u mund në finale nga Argjentina e Maradonës, kampione botërore, (2-1), që u bë kampione botërore.

Së fundi mendoni sikur anglezet të fitonin finale e Rruro 20-ës me 11 metrësha. Do të ishte absurde dhe në shtypin dhe radio televizionet botërore do të theksoheshin me të drejtë këto fjalë: ‘Fitorja e anglezëve dhe lavdia e italianëve’.

Sidoqoftë lind pyetja: Po në rastet e sipërpërmendura nuk është goli që përcakton fitoren e një skuadre. Ashtu vërtet, por shohim një skuadër që nuk fiton me një 11-metërsha të rastit, por me elementë rrënjësorë të lojës së futbollit, e cila bëhet kështu më emocionuese, më spektakolare.

Ja përse edhe gazetari amerikan, njohës i mirë i futbollit , i mirëpriti këto mendime, të cilat unë po ua paraqes lexuesve.

Nga Skifter Këlliçi

Boston, SHBA