Futbollistja Kosovare Asllani ka fituar çmimin “Këmba e Artë”, çmim ky që u jepet lojtarëve që dallohen për arritjet e tyre atletike për personalitetin e tyre. Çmimi u jepet vetëm lojtarëve aktivë mbi moshën 29 vjeçare dhe ky çmim mund të fitohet vetëm një herë.
Ndaj, kjo është një arritje mjaftë e madhe për futbollisten e Milanit, e cila në të kaluarën gjithashtu ka qenë pjesë e gjigantit spanjoll, Real Madrid.
“Shumë krenare dhe e nderuar që shkruaj historinë duke marrë çmimin e parë “Këmba e Artë” për një lojtare femër.
Pjesa e veçantë me këtë çmim është se fituesi lë një gjurmë të përhershme të tyre në “Shëtitoren e Kampionëve”, në breg të detit të Principatës së Monakos.
Faleminderit Monakos, Princit Albert, Presidentit Antonio dhe gjithë organizatës.
Ky çmim përfaqëson futbollin e femrave dhe sa larg ka arritur, por gjëja më e mirë është se ne sapo kemi filluar” shkruan Asllani ne facebook.
Për këtë trofe, Asllani është uruar edhe nga faqja zyrtare e klubit italian.
“Urime për Kosovare Asllanin, e cila bëhet gruaja e parë aktive në futboll që e fiton çmimin “Këmba e Artë”, thuhet në shkrimin e klubit kuq e z