Nuk reshtim së promovuari vlerat dhe karakterin mikpritës të popullit tonë.
Çaste nga festivali multikulturor i Forumit Grek të Emigrantëve, ku Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi përfaqësoi Komunitetin Shqiptar.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, gjatë programit tonë artistik, na nderuan me interpretimin e tyre sipas radhës së shfaqjes: në fyell z. Siri Sadikaj, grupi i valleve të L.G.Sh.G. “Ilira” nën drejtimin e koreografes znj. Lura Llabani, këngëtaret znj. Burbuqe Esti me këngë nga zona e jugut dhe znj. Vasilika Kacorri me këngë nga veriu i Shqipërisë. Shoqëroi artistët në organo, instrumentisti z. Keli Xhelili.
Në ambjentet e festivalit, vizitorët patën rastin të njihen me pijet, gjellët, ëmbëlsirat, kafen tonë tradicionale, si dhe me kostumet tona popullore, punët e dorës dhe punime të ndryshme artizanale.
Falenderojmë veçanërisht anëtaret e shumta të Lidhjes së Gruas Shqiptare në Greqi, të cilat edhe kësaj here i dhanë ngjyrat më të bukura aktivitetit, si dhe të gjithë ata bashkatdhetarë që u gjendën me ne për të shijuar një copëz mëmëdheu.
Mire u takofshim në aktivitete të tjera”!
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.