Festat e Fundvitit/ Nis fluksi i udhëtarëve në portin e Durrësit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ka nisur fluksi i fundvitit në portin detar të Durrësit nga emigrantët që zgjedhin ti kalojnë festat pranë të afërmve të tyre.

Paraditen e  sotme kanë mbërritur me dy tragetet e linjës së Barit afro 1920 udhëtarë dhe 450 automjete.

Nga dita e sotme tragetet nisin me lundrime vajtje-ardhje brenda ditës (dopio-corse). Kjo do të aplikohet deri më 15 janar 2023, çdo të enjte, të premte dhe të shtunë, për të përballuar fluksin.

Për rrjedhojë oraret e nisjeve drejt Italisë në mbrëmje, shtyhen me një orë, pra nga 22:00 në 23:00, për tragetet që do të bëjnë lundrime dyfishe.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.