Presidenti Bajram Begaj pret përfaqësues të Këshillit Koordinues të Diasporës

E enjte, 25 Prill, 2024

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD), kryetarin Mark Gjonaj (SHBA), nënkryetaren Anila Hyka(Francë) si dhe anëtarët Rosario Petta (Itali) dhe Brikena Muharremi (Britani e Madhe) me të cilët diskutoi lidhur me kontributin e tyre për çështjet që kanë të bëjnë me përfaqësimin e interesave të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin e KKD-së për implementimin e votës së diasporës për zgjedhjet në Shqipëri dhe e nxiti atë të angazhohet vazhdimisht, në mënyrë domethënëse dhe sa më aktive në hartimin e politikave publike, duke sjellë praktikat më të mira si dhe një perspektivë ndryshe dhe shumë të rëndësishme në zhvillimin e kombit.

“Diaspora, ndërsa është pjesë aktive e shoqërive në vendet pritëse, është gjithashtu pjesë e pandarë e kombit tonë, zhvillohet bashkë me ne dhe nxit përparim në shumë fusha të jetës.
Fuqizimi i saj, mbështetja dhe nxitja e pjesëmarrjes aktive të saj në politikat e zhvillimit, sjell jo vetëm përfitim të jashtëzakonshëm për shoqërinë, por edhe ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve organike mes nesh.
Garantimi i votës së diasporës është e vetmja mënyrë për të siguruar pjesëmarrjen e saj aktive në jetën e kombit si dhe për të përfituar perspektivën, përvojën dhe këndvështrimin e saj në hapat e ardhshëm që synojnë përparimin e vendit.
Mirëprita sot përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe diskutova me ta për votën e diasporës dhe shtimin e pranisë së tyre në shoqëri, por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me përfaqësimin e interesave të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendi.
Vlerësoj shumë kontributin e diasporës shqiptare kudo ndodhet në botë në zhvillimin e Shqipërisë dhe nxis atë të angazhohet vazhdimisht, në mënyrë domethënëse dhe sa më aktive në hartimin e politikave publike, duke sjellë praktikat më të mira si dhe një perspektivë ndryshe, por shumë të rëndësishme në zhvillimin e kombit.
Mbështetja e mësimit të gjuhës shqipe, njohja dhe përhapja e kulturës kombëtare si dhe mbështetja e aktiviteteve që mbrojnë identitetin kombëtar janë elementë shumë të rëndësishëm dhe si të tillë meritojnë të gjithë mbështetjen dhe vëmendjen tonë, sidomos të institucioneve.
Përpjekja për të mbajtur gjallë gjuhën amtare, kulturën, traditat dhe vlerat më të mira i shërben ruajtjes së identitetit tonë kombëtar dhe duhet të nxitet e të mbështetet maksimalisht”, tha Begaj.