Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi vazhdon misionin humanitar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në kuadër të 18 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Migrantëve, Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi (Ένωση Αλβανιδων Γυναικών στην Ελλάδα), u ndodh edhe një herë në një prej Qendrave më të mëdha të Akomodimit të Refugjatëve, ku aktualish gjenden gra nga Ukraina, Siria, Afganistani etj.

“Organizata jonë është gjendur disa herë në dy qendrat më të mëdha të Atikës, asaj në Eleona dhe Skisto, duke dorëzuar në strukturat përkatëse, sasi të konsiderueshme ndihmash humanitare. Këto nisma nxjerrin në pah ndjeshmërinë dhe humanizmin e anëtarëve tona, dhe shumë herë janë përgëzuar nga autoritetet lokale në Greqi, për bashkëpunimin e suksesshëm me to por edhe me qendra të tjera siç është ajo Sociale e Bashkisë së Athinës”, thotë për “Diaspora Shqiptare”, znj. Mirjana Hasalla, kryetarja e Lidhjes se Gruas Shqiptare ne Greqi (Ένωση Αλβανιδων Γυναικών στην Ελλάδα).

Ajo tregon se këtë radhë u dorëzuan 185 dhurata. “Dhurata të cilat u grumbulluan nga anëtaret tona të mrekullueshme, ndërsa një vit me parë ishin dorëzuar 127 dhurata për qendrën tjetër në Eleona.

Sensibilizimi ynë në mbështetjen e Qendrave të Akomodimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, veçanërisht për fëmijët, sepse si nëna jemi shumë të ndjeshme ndaj tyre, për faktin se kemi përjetuar me fëmijët tanë të njëjtat plagë, kur emigruam në Greqi vite më parë, plagë e cila për fat të keq ka prekur gjithë njerëzimin, e vazhdon të mbetet akoma për ne shqiptarët, përfundon ajo.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.