Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani është vlerësuar mbrëmjen e djeshme me titullin “Gjeneral i Paqes” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet.
Titulli ju dorëzua gjatë aktiviteti të përvitshëm “Brighminds Albania” organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, Unioni i Sipërmarrësve të Rinj me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës.
Guvernatori i Misionit Diplomatik Paqe dhe Prosperitet Dr. Shefki Hysa, foli mbi gjurmët që kanë lënë shqiptarët kudo në Botë, ndërsa ftoi kryegjyshin Botëror Baba Mondi, për t’i dhënë medaljen e artë “Gjeneral i Paqes” Lazim Destani, për gjithë kontributin e tij.
“Nën organizimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe Agjencisë Kombëtare të Diasporës në Tiranë, në një mënyrë tejet surprizë për mua, nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet pranova vlerësimin Gjeneral i Paqes. Takime dhe aktivitete të tilla i shërbejnë afrimit dhe bashkimit të mëtejshëm të diasporës sonë me trojet tona. Në fjalën time me këtë rast theksova se e kam ditur kurdoherë, që t’i shërbesh atdheut dhe kombit është nder dhe lavdi. Të ndihmosh njerëzit, është mirësi. Por, t’i shërbesh paqes për vendin tënd, për kombin tënd dhe për mbarë njerëzimin është hyjnore”-shprehet Z.Destani.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.