Dita Kombëtare e Diasporës, QBD trajnime me mësuesit në Itali dhe Zvicër

E martë, 17 Nëntor, 2026

Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Qendrën e Trajnimeve Albas realizuan trajnimin një ditor të organizuar në Milano të Italisë në shkollën shqipe “Dora e Pajtimit”,Në këtë trajnim me temë “Metodat e mësimdhënies me në qendër nxënësit”, ku morën pjesë trajneret Edlira Gugu dhe Ervisa Paloka, u trajtuan metodat e mësimdhënies me në qendër nxënësin, si dhe mënyra e zbatimit të këtyre metodave përmes përdorimit të tekstit “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”. 

Referimi nga Edlira Gugu, drejtuese e QTPA 

Gjatë fjalës së Ervisa Palokës, trajnuese 

Në trajnim u ndalën veçanërisht te përputhshmëria e këtij teksti me specifikat e mësimdhënies/mësimnxënies në mësimin plotësues.Mësimdhënësit u orientuan se si mund të punojnë me një tekst, i cili është i hartuar në mënyrë të tillë, që të respektojë dallimet dhe të përmbushë nevojat e interesat e ndryshëm të nxënësve dhe të mësuesve.

Gjatë trajnimit u prezantua dhe varianti digjital i tekstit, i cili ofron zbatimin e standardeve të shkollës moderne dhe të shoqërisë së sotme globale.

Po në këtë kuadër në bashkëpunim me Këshillim Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë u zhvillua edhe trajnimi në Kantonin Aargau në Zvicër

Të pranishëm në aktivitet ishin mësimdhënës të gjuhës shqipe në Zvicër, Gjermani dhe në Austri, të cilët shfaqën interesim të posaçëm për trajnime të kësaj natyre.

Gjatë gjithë kohës vëmendja për këtë pjesë të Shqipërisë larg vendlindjes ka qene e madhe. Janë organizuar dhe vazhdojnë të organizohen një sërë aktivitetesh në Diasporë me bindjen dhe me shpresën në kapitalin më të çmuar të Shqipërisë, shqiptarët.Portali Shkollor

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.