YAEU dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës projekt të përbashkët për të rinjtë

E premte, 20 Nëntor, 2026

“Aftësim dhe Punësim për të rinjtë” është projekti më i ri i Unionit të Sipërmarrësve të rinj të Shqipërisë në partneritet me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare, mbështetur në kuadër të thirrjes së dytë për organizatat e shoqërisë civile nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe organizatat e Kombeve të Bashkuara.

Ky projekt synon mbështetjen e këshillimit në karriere, orientimin dhe ndërlidhjen e të rinjve me tregun e punës. Projekti do të adresojë rritjen e mundësive për punësim të të rinjve nëpërmjet 3 komponentëve kryesore: (i) trajnimeve (ii) praktikave të intershipeve dhe (iii) mentorimit, të adaptuara sipas kërkesave të tregut të punës, duke targetuar kryesisht të rinjtë pas studimeve universitare, por jo vetëm. Projekti përveç se pajis të rinjtë me aftësi dhe përforcon kapacitetet e tyre në tregun e punës, gjithashtu synon
të zgjojë tek ata ide inovative si dhe transformimin e këtyre ideve në sipërmarrjet startup.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.