Komuniteti Shqiptar Rethimno në aktivitetin e ditës ndërkombëtare të Migracionit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Për të celeberuar ditën ndërkombëtare të Migracionit, Bashkia Rethymno në Kretë në bashkëpunim me komunitetet e huaja që jetojnë në Prefekturën e Rethimnos organizon një aktivitet.

Aktiviteti do të mbahet ditën e diel ora 10:00 në sallën e konferencave të Shtëpisë së Kulturës ( σπίτι πολιτισμό) që ndodhet te sheshi Mikrasiaton në qytetin e vjetër. “Komuniteti Shqiptar Rethimno”, në bashkëpunim me Shoqatën e emigrantëve shqiptarë Rethimno do paraqiten denjësisht në këtë aktivitet të bukur si komuniteti më i madh në Prefekturë. Do të marrin pjesë drejtues të pushtetit vendor nga bashkia e prefektura si dhe shumë të ftuar të tjerë nga organizata të ndryshme. Komuniteti Shqiptar Rethimno dhe Shoqata shqiptare Rethimno do kenë tavolinën e tyre të përbashkët ushqime tradicionale shqiptare të gatuara nga amvisat pjesë e komunitetit.

Komuniteti Shqiptar do ketë dhe veshjet e kostumet kombëtare sipas krahinave të vendit tonë, flamuj hqiptar e banderola. Gjithashtu do ketë muzikë shqiptare, këngë e valle.

Sipas programit të publikuar nga shoqata hapja do të bëhet me vallen e Tropojës, vallen e Tiranës dhe vallen Pogonishte

“Ju ftojmë të gjithëve të marrim pjesë në këtë aktivitet të bukur për t’u përfaqësuar sa më denjësisht por njëkohësisht të kujtojmë e nderojmë përpjekjet e sakrificat tona. Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve le të riafirmojmë përkushtimin tonë për t’ju dhënë formë shoqërive njerëzore, duke ngritur zërin fuqishëm për të drejtat tona të ligjshme, për të siguruar mundësi e jetë me sa më shumë dinjitet për të gjithë emigrantët. Emigrantët shqiptarë tashmë nuk janë thjeshtë kalimtarë, por një burim i pashtershëm vlerash. Le të përcjellim mesazhin jo vetëm në ketë ditë, por çdo ditë.  Këtu jemi edhe ne, bashkë me ju për një shoqëri të civilizuar e moderne, larg racizmit e ksenofobise.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.