Një numër rekord emigrantësh kanë kaluar këtë vit Kanalin Anglez me gomone. Ndërsa sot, në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një ngjarje tragjike në Kanalin Anglez ku një gomone është fundosur dhe si pasojë 4 persona kanë humbur jetën dhe 43 kanë shpëtuar. Të shpëtuarit janë dërguar në Mbretërinë e Bashkuar. Mësohet se mes të shpëtuarëve është edhe një shqiptarë, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur.
Ngjarja vjen një vit pas një tjetër tragjedie, që cilësohet si nga më të rëndat në Kanal. Më 25 nëntor të vitit 2021 një gomone me 34 njerëz u fundos teksa udhëtonte nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa 31 persona humbën jetën.
Fatkeqësia shkaktoi zhurmë politike, pasi disa akuzuan qeverinë për dështimin për të siguruar rrugë të sigurta për emigrantët.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.