Një shqiptar mes të mbijetuarve të tragjedisë së Kanalit Anglez

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një shqiptar ndodhet mes personave të shpëtuar nga gomonia e cila u përmbyt në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kanalin Anglez, në tentativë për të mbërritur në brigjet britanike.

Një shqiptar i quajtur Denis, është mes të mbijetuarëve të tragjedisë së Kanalit Anglez mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka pohuar nje tjetër shqiptare, Fatbardha Celaj e cila punon si përkthyese në spitalin e Kentbury në Britaninë e Madhe . Ajo tregon se ka kontaktuar me shqiptarin e identifikuar si Denisi me origjinë nga veriu i Shqipërisë.

Ajo tha se gjendja e tij është shëndoshë e mirë, por është i traumatizuar nga ngjarja e cila humbën jetën katër persona të tjerë. Nga verifikimet deri në orën 14:00, nuk rezultojnë shqiptarë të tjerë, megjithatë detaje të tjera pritet të dalin lidhur me kombësinë dhe identitetin e viktimave dhe të mbijetuarve të kësaj tragjedie.

Deri më tani media britanike raportojnë se janë shpëtuar 43 persona ndërsa 4 të tjerë janë shpallur të vdekur. Fillimisht ishte një varkë peshkimi që ka dhënë ndihmë për emigrantët, ndërsa më pas janë njoftuar emergjencat civile të Francës dhe Britanisë së Madhe.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.