Komuniteti shqiptar i Selanikut feston 110 vjetorin e Pavarsisë

E enjte, 28 Mars, 2024

Për të festuar Ditën e Pavarsisë së Shqipërisë, Komuniteti Shqiptar i Selanikut zgjodhi të shkojë mes shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Ose më saktë historikisht, mes shqiptarëve të Vilajetit të Manastirit dhe të Kosovës të cilët, edhe pse ishin të parët që luftuan dhe punuan për çlirimin e atdheut të tyre nga zgjedha osmane, u lanë jashtë trungut amtar, duke u sakrifikuar për realizimin e planeve gjeopolitike të Fuqive të Mëdha, dhe sidomos orekseve të Rusisë dhe sllavëve të saj ballkanikë.
NË MANASTIRIN E ALFABETIT SHQIP
Dielli i së shtunës së 26 nëntorit na shoqëroi gjithë rrugën tonë nga Selaniku, Follorina e deri në Manastir (Bitola) të Maqedonisë së Veriut, atje tek Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Në përfytyrimin tim, alfabeti më vjen si cicërimë zogjsh me zërat e nxënësve të klasës së parë duke shqiptuar gërmat në një kor të mahnitshëm.
Mendoj se krijimi i gërmave, dhe më pas i alfabeteve, ka qenë nga shpikjet më të mëdha të njeriut, duke krijuar shkrimin, atë lëndë lidhese për komunikimin e tyre, evolucionin e racës njerëzore dhe bashkimin në njësi më të mëdha të organizimit, në popuj, kombe, shtete etj.
Më 1908 shqiptarët unifikuan alfabetin e tyre kombëtar. Deri atëhere shqiptarët shkruanin me 10 alfabete të ndryshme dhe të varianteve të tyre, shkruan studjuesi Robert Elsie.
Për unifikimin e Alfabetit shqip, patriotët shqiptarë me nismën e klubit kulturor “Bashkimi” të Manastirit, thërritën në një kongres gjithë klubet dhe personalitetet shqiptare dhe të huaj, të interesuar për çështjen e unifikimit të Alfabetit shqip.
Kongresi u mbajt në Manastir, në shtëpinë e Fehim bej Zavalanit, nga data 14 deri 22 nëntor 1908. Një nga ngjarjet më historike të shqiptarëve, të cilët së fundi, si rrallë ndonjëherë, u bashkuan për të ardhmen e kulturës dhe ekzistencës së kombit të tyre.
Më këto përsiatje në mendje, autobuzi arriti në Manastirin e “konsujve”, ku emri Manastir dëshmon ekzistencën e manastireve në atë zonë, si rrjedhojë edhe prejardhjen e tij kulturore nga greqishtja, po ashtu edhe emërtimi e ri “Bitola” në sllavisht lidhet me manastiret dhe kishat.
Në këto anë, përvetësimi i historisë dhe asimilimi i popullsisë i ngjan viruseve që nuk mund të jetojnë pa u futur në qelizat e viktimës duke shndrruar kodin e tyre gjenetik, për të riprodhuar dhe shumuar viruset…
Përsiatjen time e ndërpret telefonata e Mehmet Prishtinës, i ardhur enkas që pa gdhirë nga Prishtina për të na pritur në Manastir.
Zbritëm në qendër të qytetit të bukur të Manastirit dhe pasi u takuam me Mehmetin dhe drejtorin e Muzeut të Alfabetit Zait Aliun, u drejtuam për tek Muzeu.
Aty, në stendat plot dokumente e portrete të rilindasve, pamë dhe ndijuam nga afër veprën kolosale të Gjergj Fishtës, Mitat Frashërit, Gjergj Qirjazit dhe motrave të tij etj.
Drejtori i Muzeut dhe këngëtari i njohur i këtyre anëve, Zait Aliu, që kishte anulluar një mbledhje në Shkup për t΄na pritur ne, na tregoi
bashkë me ciceronen e Muzeut, hollësitë e mbarëvajtjes së Kongresit të Manastirit që unifikoi alfabetin e gjuhës shqipe.
Pasi i dorëzuam Zait Aliut medaljen e Komunitetit Shqiptar të Selanikut, dhe duke i premtuar se do jemi së bashku sërish, u drejtuam për në Kërçovë ku na priste kryetari i Komunës Fatmir Dehari.
NË KËRÇOVËN E SË ARDHMES
Falë Mehmetit që zgjodhi rrugën më të afërt, arritëm në kohë në Kërçovë ku po na priste bashkëpuntori i ngushtë i Ali Ahmetit , Bekim Adili.
Duke biseduar me Bekimin, këtë njeri me njohuri dhe vizion të gjerë, dikush më preku në sup, kthehem dhe shikoj profesor Skënder Asanin nga Shkupi, që sapo kishte ardhur për të pritur Komunitetin Shqiptar të Selanikut. Shqiptarët e Selanikut me shumë miq…
Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, një figurë e njohur e këtyre anëve, na tregoi me pasion gjendjen e qytetit të tij, bashkjetesën e mirë dhe paqësore midis qytetarëve të përkatësive të ndryshme etnike, si edhe planet e së ardhmes.
Kërçova, shtrirë në një luginë midis Ohrit dhe Gostivarit, të jepte përshtypjen e një vendi të izoluar nga zhvillimi, me burime të pakta natyrore, veç granitit të njohur në tregjet e huaja.
Në kushte të tilla problematike, shpesh fati tregohet shpirtëmadh, ashtu si edhe në rastin e Kërçovës, që drejtohej nga një njeri me vizion modern social dhe zhvillimor. Siç duket, jo pa qëllim kryetar Fatmiri na prezantoi Ramizin, drejtorin e Drejtorisë së Zhvillimit të Komunës.
Duke shfrytëzuar natyrën dhe relievin e Kërcovës, këta vizionarë kishin hapur hapësirat e qytetit duke ndërtuar në kurorën malore të tij një park të madh shlodhës dhe me ambjente sportive dhe amfiteatër origjinal për shfaqje të ndryshme.
E veçanta e këtij parku – gjithshka e pastër me destinacion të qartë kulturoro-sportiv, pa ngritur asnjë kiosk, kafene apo mehjane gjellësh.
Vizioni modern i qytetit në praktikë, këtu në Kërçovën e Fatmir Deharit.
I kudondodhuri, kameramani Nase Ahmedi përthithte në kamerën e tij çdo detja dhe fjalë nga vizita jonë
Respekti dhe admirimi ndaj këtyre njerëzve punëtore dhe paqedashës, u shpreh me dhënien e simbolit të medalionit të Komunitetit Shqiptar të Selanikut.