Indeksi i AmCham/ Migrimi i trurit sfida më e rëndësishme e bizneseve

E premte, 29 Mars, 2024

Për herë të parë që nga viti 2012, kur Dhoma Amerikane filloi publikimin e indeksit të besimit të bizneseve, në indeksin e fundit shqetësimi kryesor i sipërmarrjeve është gjetja e personalit vendas të kualifikuar të fuqisë punëtore.

Ky tregues mori vlerësimin më të ulët, në 24.47 pikë, nga 100 pikë që është vlerësimi maksimal, duke nxjerrë në pah se mungesa e fuqisë punëtore po kthehet realisht në një pengesë për ecurinë e bizneseve.

Po ndodh një brain drain i vërtetë në Shqipëri këto vite, tha Enio Jace, presidenti i Dhomës Amerikane.

“Duhet të ndërtojmë sëbashku për një motivim të vërtet, të kthejmë motivin për njerëzit për të ndërtuar një perspektivë ekonomike në Shqipëri dhe kjo është detyre e të  gjithëve. Tendenca e largimit që ka filluar në 2020 2021 do të vazhdojë dhe më tej. E rëndësishme është të gjejmë zgjidhje për të frenuar këto tendenca. Shqipëria ka shansin e integrimit europian dhe këtë duhet ta kthejmë në potencial. Është shumë e rëndësishme të bëhen reforma. Dhoma amerikane e ka hartuar tashmë axhendën e investimeve. Duhet të kombinohen me politika shtetërore. Që të bëhet tregu i punës tërheqës duhet të luftohet pastrimi i parave, informaliteti”.

Indeksi i Besimit të bizneseve, një publikim i përvitshëm i Dhomës Amerikane u publikua gjatë konferencës “Forcat e punës, sfidat e të ardhmes në Shqipëri’, i organizuar nga Dhoma Amerikane dhe Revista Monitor.

Indeksit të Biznesit, i njohur për perceptimin e klimës së Biznesit (2021-2022) në tërësi shënoi përmirësim, në 41.4 pikë, nga 37.66 pikë vitin e mëparshëm. Përmirësimi është i lidhur me situatën më të mirë ekonomike pas vështirësive që kaloi vendi gjatë pandemisë.

‘Ka një përmirësim të indeksit të besimit në krahasim me vitin 2020, është një përmirësim me 3.77 pikë. Këtë përmirësim unë do ta interpretoja, edhe pse vijmë pas pandemisë. Gjatë pandemisë patëm një rënie, ndërsa tani kjo periudhë shkon me rritje ekonomike. Po të shohim indeksin ka një lloj qëndrueshmërie në pikën 40, pak më lart, pak më poshtë. Ajo që është evidente është që nuk shkojmë mbi 50. Pavarësisht se kemi rritje, por përsëri klima e biznesit dhe gjithë këto elementë që ne marrim në konsideratë janë nën 50 dhe duhet të shohim sesi akoma nuk kemi një “jumb” një kërcim, një ndryshim të konsiderueshëm e cila ka lidhje me përmirësimin e ambientit të biznesit”, deklaroi Neritan Mullaj, drejtor ekzekutiv i Dhomës Amerikane.

Krahas mungesës së fuqisë punëtore, problematikat më të mëdha të biznesit lidhen me monopolin dhe konkurrencën e pandershme, nivelin e lartë të informalitetit të ekonomisë, burokracitë e qeverisë dhe korrupsionit.

Niveli i lartë i taksave të aplikuara, që ka qenë shqetësimi kryesor i bizneseve gjatë periudhës 2015-2017 ka kaluar në problemin e gjashtë në indeksin e fundit.

Në kahun e kundërt, ndër shqetësimet më të ulëta në biznesit në indeksin e fundit renditet sigurimi i energjisë, marrëdhëniet me doganat dhe marrëdhëniet me tatimet./Monitor/

Burimi: Amcham