Debutoi 15 vjeç si futbollist profesionist, sot Simon Simoni luan në Bundesligë

E enjte, 25 Prill, 2024

Simon Simoni ka bërë hapin e madh në kar rierë. Portieri lezhjan ka firmosur për Eintraht Frankfurtin, një nga ekipet elitare të Gjermanisë, pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve. Kontrata e tij me klubin e ri është për 4.5 vjet, ndërsa Dinamo përfiton shumën e 600 mijë eurove nga ky transferim dhe në bazë të aktivizimit do të jetë edhe një bonus që shkon deri në 400 mijë euro.

Një lëvizje shumë e rëndësishme kjo si për 18- vjeçarin në aspektin profesional dhe atë ekonomik, ashtu edhe për klubin kryeqytetas, që mbush arkën me një shifër të konsiderueshme. Simoni ka kryer më parë vizitat mjekësore, ka parë nga afër ambientet e klubit të ri dhe do të bashkohet me të në janar.

Është pa dyshim një lëvizje e bujshme për futbollin shqiptar në përgjithësi, që një lojtar i saj dhe aq më tepër nga një klub i Kategorisë së Parë, të katapultohet në Bundesligë dhe në një nga emrat e nivelit të lartë të saj.

DETAJET – Klubi i Dinamos përfiton shumën e 600 mijë eurove dhe kjo është e parë në historinë e klubit që flitet për të tilla shifra. Me ardhjen e presidentit Bardhi në krye të bluve, të rinjtë kanë qenë prioritet, por nuk mendohej që do të bëhej kaq shpejt një lëvizje kaq e madhe.

Simoni ka hedhur firmën për 4.5 vjet me Eintrahtin. Gazeta mëson se ai do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro nga kjo kontratë, plus bonuset, që mund ta rrisin ndjeshëm shifrën.

Me aktivizimin e mundshëm të lezhjanit si titullar, termat financiare ndryshojnë shumë. Për transferimin e Simon Simonit është folur që sezonin e kaluar, kur ai zuri vend në formacionin e Dinamos së Superiores që në moshën 17-vjeçare dhe bëri një paraqitje shumë të mirë. Në fillim atë e ndoqën nga afër përfaqësues të klubit të Udinezes.

Në verë u fol për një kalim të mundshëm në Turqi dhe tani vjen firma në Gjermani.

Në lidhje me këtë transferim, portieri lezhjan Simoni tregon për “Panorama Sport” se si u bë e mundur kjo lëvizje.

Nga vëzhgimi i përfaqësuesëve të klubit gjerman në ndeshjen me Flamurtarin, ku pësoi 5 gola, bisedën me prindërit dhe deri te firma në kontratë.

simoni

Simon, si nisën bisedimet për kalimin tek Eintrahti? Si reaguat në momentin e parë kur ju propozuan këtë emër?

Ka pak kohë që flitet për këtë lëvizje. Të them të vërtetën, kur menaxheri im, Enis Ibrahimi, më tha që do të shkoja tek Eintrahti i Frankfurtit, nuk po e besoja. Më dukej si një lojë, por pastaj gjërat u bënë serioze dhe derisa erdhëm tani në momentin e firmës.

Çfarë do të thotë për ju kjo lëvizje, i druheni faktit që po kaloni direkt në një klub kaq të madh?

Po, është e vërtetë që po kaloj direkt në një klub shumë të madh. Unë e kam të qartë se duhet të punoj shumë, sepse e di shumë mirë që është një sfidë shumë e vështirë. Besoj se me punë dhe pak fat do të arrij atë që dua. Kalimi në Bundesligë është një ëndërr e realizuar, pa dyshim. Për këtë dua t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur që fëmijë dhe menaxherin tim, që bëri të mundur lëvizjen.

A është e vërtetë që përfaqësues të klubit gjerman ju kanë ndjekur në ndeshjen me Flamurtarin, ku pësuat 5 gola?

Po, është e vërtetë. Unë nuk bëra një ndeshje të mirë, si gjithë skuadra, por më pas mora vesh se stafi i Eintrahtit kërkoi me më shumë ngulm që të më blinte. Nuk e di pse. Ata kishin përfaqësuesit e tyre në stadium dhe ndoshta kanë parë gjëra të tjera që i kanë bindur, jo golat e pësuar./Panorama Sport/