Aksidenti tragjik i merr jetën 40-vjeçarit shqiptar në Itali

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 40-vjeçari shqiptar në Itali. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Breshia. 40-vjeçari Alban Dushi ka humbur jetën pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Para përplasjes, makina ka përplasur një grua 50-vjeçare e cila ndodhej në trotuar. Në vendngjarje kanë mbërritur urgjenca 118 dhe nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për 40-vjeçarin.

Ndërkohë 50-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 40-vjeçari po drejtonte një kamionçinë Mercedes, ndërsa humbi kontrollin e makinës e cila përfundoi në trotuar në buzë të rrugës. Policia po heton rreth zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.