Rinis punën Komisioni i Përbashkët për Miratimin e Teksteve Mësimore të Diasporë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ka rinisur punën Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën.
Komisioni i cili zhvilloi mbledhjen e radhës në Prishtinë më qëllim planifikimin e punës për shpalljen e konkursit për hartimin dhe miratimin e teksteve mësimore për diasporën niveli 2 dhe 3.
Në përfundim të këtij takimi, komisioni miratoi kalendarin e punës për vitin 2023 dhe rishikimin e paketës së dokumenteve për procedurat e konkursit të teksteve mësimore për diasporën.
Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës, i koordinuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, ka në përbërje të tij përfaqësues nga ministritë përgjegjëse për arsimin në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare për Diasporën.

Një vit më parë u prezantua teksti ipërbashkët “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I, produkt i fazës së parë të punës së Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën.

Lexo edhe: Shqipëria e Kosova prezantojnë tekstin e përbashkët për mësimin e gjuhës shqipe

Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën i ngritur në zbatim të Marrëveshjes së bashkëpunimit të lidhur në Tiranë, më datë 23.03.2015, ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës “Për organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë”, e që ka në përbërjen e tij anëtarë nga ministritë e arsimit dhe diasporës të të dy vendeve, ka punuar për gati dy vite për harmonizimin e legjislacionit të dy vendeve, miratimin e standardeve të përbashkëta për tekstet mësimore në diasporë, duke shtruar kështu rrugën për një politikë të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për mësimdhënien në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.