Mediat italiane raportojnë një aksident të rëndë trafiku në Blumau, ku një 19-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Bolzanos.
Aksidenti ndodhi në rrugën “Brennerstaatstrasse” në Blumau. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar gjithsej 5 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, shkruan “STOL”.
Në raportin policor thuhet se gjatë aksidentit një automjet ka dalë nga rruga pasi ka rrëshqitur, ndoshta për shkak të ngricave në rrugë. Një makinë nga drejtimi përballë nuk ka mundur të frenojë me kohë dhe ka goditur me forcë të plotë mjetin anash.
Bëhet fjalë për një 19-vjeçar nga Kosova. Fatkeqësisht nuk ia doli. I riu iu nënshtrua plagëve të rënda mëngjesin e së premtes në spitalin e Bolzanos, siç konfirmoi kompania mjekësore e Tirolit Jugor për gazetën STOL.
Nga aksidenti ka rezultuar edhe një i lënduar në masë të lehtë dhe tre lëndime të lehta. Të 5 të plagosurit u dërguan në spitalin e Bolzanos nga shërbimi i shpëtimit. Asnjë prej tyre nuk është në rrezik vdekjeprurës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.