Porti tregtar i Durrësit, nyje strategjike e Perëndimit dhe Ballkanit Perëndimor

E shtunë, 27 Prill, 2024

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “ambicia jonë është që porti i ri tregtar i Durrësit të bëhet nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë qarkullimit tregtar me Perëndimin dhe me gjithçka tjetër përtej anës perëndimore dhe Ballkanit Perëndimor”.

Gjatë prezantimit të projektit për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit në Porto Romano nga studio prestigjioze holandeze “Royal Haskoning DHV”, Rama tha se “ky është një port që e çon bashkëpunim rajonal në një nivel tjetër”.

“Prandaj e kemi nisur këtë proces paralelisht në radhë të parë me Kosovën, ashtu siç kemi nisur punën me hekurudhën kemi mbështet studimin e fizibilitetit për Portin e Thatë të Prishtinës dhe kemi bindur BE-në për të financuar Korridorin e 8-të”, tha Rama.

Rama theksoi se “Durrësi ka qenë prej shumë shekujsh i konsideruar si taverna e Adriatikut dhe ka pasur një përmasë të rëndësishme falë rrugës Egnatia që, e ktheu Durrësin në limanin më të rëndësishëm në Mesdhe”.

“Thënia e vjetër që nga Perandoria Romake se ‘të gjitha rrugët të çojnë në Romë’ falë ‘Royal Haskoning DHV’, do të bëjë që të gjitha rrugët e Ballkanit Perëndimor të çojnë në Durrës.  Sot jemi në shekullin XXI dhe jemi vonë. Po të kishte nisur kjo punë 30 vite më parë, sot do ishim duke marrë frytet. Por kjo punë nis sot sepse janë pjekur kushtet që të kemi një port tregtar të denjë për shekullin e XXI”, tha ai.

Kryeministri siguroi se “Durrësi, duke filluar nga integrimi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përmes Prishtinës dhe Strugës do t’i japë këtij rajoni një fytyrë dhe kapacitet krejt tjetër”./ATA/