Itali/ Shqipëria në nismën Ekskursione Kulturore Nëpër Botë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ndarë në dy data (8 dhe 10 dhjetor) u zhvillua në Romë, në mjediset e galerisë tregtare të Stacionit “Tiburtina’ dhe nën kujdesin e “Blue World International Academy”, nisma “Ekskursione Kulturore Nëpër Botë”. Pjesë projektesh kulturore të ndërmarra nga diasporat që promovojnë njohjen e bashkësive të huaja në Itali.

Eventi përmbajti paraqitjen e kostumeve tradicionale dhe një përshkrim sintetik të kulturave të 11 vendesh që kanë diaspora në vendin fqinj: Rumania, Peruja, Gjeorgjia, Ukraina, Brazili, Maroku, Shqipëria, Filipinet, Greqia, Afganistani e Tunizia.

Përshkrimi sintetik u krye përmes fjalëve të presidentes së Akademisë Mihaela Mitrut e fjalimesh të shkurtra nga eksponentë të diasporave të vendeve të përfshira.

Në vazhdim të një tradite të konsoliduar disavjeçare të Akademisë, pjesë e kësaj nisme ishte edhe diaspora shqiptare, që u përfaqësua me paraqitjen e kostumit tradicional për gra të Tiranës prej përkthyeses Inva Sela (që foli edhe për praninë kulturalisht të larmishme të arbëreshëve mes pakicave kulturore-gjuhësore të Italisë), fjalës përshëndetëse të publicistit Gjergji Kajana (i cili theksoi rëndësinë e afërsive mes kulturave për t’i promovuar ato në vendet ku jetojnë diasporat), përshkrimit të detajuar të xhubletës në fjalën e presidentes Mitrut dhe pranisë së profesionistësh e artistësh shqiptarë mes publikut.

Paraqitja e kostumeve u shoqërua në sfond me paraqitje muzikash kombëtare të vendeve të përfaqësuara; për Shqipërinë tingujt ishin ato të pjesës “Baresha” të violinistit Shkëlzen Doli. Kostumi femëror i Tiranës paraqitur nga Sela ka gjithë tiparet e kostumeve tradicionale shqiptare dhe paraqitet në formën e një fustani-këmishë me mëngë të gjata punuar në pambuk e shajak; në kokë mbahet një kapicë e dekoruar.

Përkthyesja shqiptare Artenisa Plaku performoi si pjesë e sfilatës së kostumit kombëtar të Afganistanit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.