Hollandë/ Fëmijët e Diasporës vazhdojnë të flasin shqip

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasada e Shqipërisë në Hagë së bashku me Ambasadën e Kosovës dhe Dutch Albanian Foundation organizoi aktivitetin “Fëmijët e Diasporës vazhdojnë të flasin shqip”.

Fëmijët u ndanë në dy grupe, nga grupmosha 5-9 vjeç ku lexuan përralla si Maçoku me Çizme dhe gjëegjëza të ndryshme dhe nga grupmosha 10-15 vjeç ku lexuan përralla të moçme shqiptare.

Nga Mitrush Kuteli mësuam si jeta e mundi vdekjen dhe se si e “Bija e Henës dhe e Diellit – pika e qiejve që bie kudo, në male e fusha, mbi kryet e të liqve, për të mirën e të mirëve, për shpëtimin e njerëzve”- e shpëtoi trimin dhe e mundi kuçedrën.

Me ndihmën e dy mësueseve Darinka Piqani dhe Albana Shala fëmijët e diasporës përmirësuan gjuhën shqipe.

“Jemi shumë të lumtur që ky aktivitet edukues mblodhi së bashku familjet shqiptare në Holandë, në këtë prag festash” thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.