Irma Kurti sjell në shqip poetin me famë ndërkombëtare Germain Droogenbroodt

E martë, 19 Mars, 2024

Poetja dhe përkthyesja Irma Kurti sjell në shqip poetin me famë botërore Germain Droogenbroodt. Libri titullohet “Imazh qielli” dhe mban logon e shtëpisë Botuese “Lena Graphic” në Prishtinë. Janë gjithsej 60 poezi që mbajnë firmën e njërit prej poetëve më të njohur bashkëkohorë. Poezia e tij është e thjeshtë, komunikuese, me një stil të të rrjedhshëm; vargjet përcjellin mesazhe filozofike për jetën duke e vënë njeriun përpara bukurive të natyrës, por më tepër përballë dilemave dhe enigmave të saj.

Germain Droogenbroodt ka lindur në Rollegem të Belgjikës dhe jeton në Altea të Spanjës. Ai është poet, përkthyes, botues dhe promovues i poezisë moderne ndërkombëtare. Ka përkthyer rreth tridhjetë libra me poezi gjermane, angleze, franceze dhe kastiliane. Shtëpia botuese POINT (POesía INTernational), e themeluar nga ai vetë, ka botuar më shumë se tetëdhjetë libra me poezi nga vende të ndryshme të botës. Për shkak të karakterit universal të veprës së tij – poezitë e tij janë përkthyer dhe botuar në 30 vende – si dhe personalitetit të tij, ai është ftuar shpeshherë në lexime dhe konferenca në shumë vende, si në Austri, Çeki, Sllovaki, Egjipt, Rumani, po edhe në Kore, Kinë, Tajvan, Nepal, Japoni e Meksikë. Po ashtu, është nominuar për çmimin Nobel për letërsinë në vitin 2017.

“Jam e lumtur të sjell për herë të parë në gjuhën shqipe poetin ndërkombëtar Germain Droogenbroodt” – thotë Kurti sepse poezia e tij të frymëzon, të bën të meditosh, të mahnit me bukurinë e thjeshtësisë si dhe të thellësisë së mendimit. Ky është një nga librat që më ka dhënë më tepër kënaqësi gjatë përkthimit…”

Kjo është vepra e dymbëdhjetë që Irma Kurti ka përkthyer nga autorë italianë dhe ndërkombëtarë. Ajo ka botuar gjithashtu 26 libra në gjuhën shqipe, 18 në italisht dhe 10 në anglisht si dhe është përkthyese e të gjitha veprave të saj  në italisht dhe anglisht.

Libri “Imazh qielli” do të ribotohet së shpejti në Itali dhe lexuesit do të kenë mundësi ta gjejnë atë në të gjitha libraritë online.