Rama: Samiti BE-Ballkani Perëndimor, vlerësim për rolin e Shqipërisë në rajon

E premte, 29 Mars, 2024

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, se zhvillimi në Tiranë i samitit BE-Ballkani Perëndimor është një vlerësim për vendin tonë, për rolin e tij në rajon si një faktor i vendosur dhe rezistent i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Kryeministri Edi Rama falënderoi Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel për mbështetje e tyre për rajonin.

“Dua të falënderoj me gjithë zemër Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel dhe mikun e dashur, por së pari, mbi të gjitha një mik i vërtetë besnik i angazhuar ndaj rajonit. E kam parë të luftojë për rajonin dhe për këtë dua të bashkohem edhe me Ursulën, Presidenten e KE-së, një luftëtare e madhe, e mirënjohur për këtë rajon. Nuk kemi pasur kurrë, nuk më kujtohet të kemi pasur një tjetër president Këshilli apo Komisioni si Mishel dhe Ursula, kaq të vendosur për të qenë avokatë të rajonit, për të nxitur e dhënë shtysë për rajonin e për të siguruar një proces, që ne e dimë që është mjaft i vështirë në vetvete, të mos vdesë në agoni”, tha ai.

Kryeministri theksoi përmasën tejet historike të këtij samiti.

“Është hera e parë kur BE del nga kufijtë e vet për të mbajtur një samit dhe kjo ndodh në Ballkanin Perëndimor dhe konkretisht në Shqipëri. E shoh si shenjë të jashtëzakonshme të një vetëdijësimi mbi të gjitha që këto ditë BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, aq sa ka Ballkani Perëndimor për BE-së”, tha ai.