Slow Mill, hapësira më e re e komunitetit shqiptar në Milano

E shtunë, 20 Prill, 2024

Në Milano prej pak ditësh ka nisur funksionimin hapsira më e re kulturore shqiptare, “SlowMill”. Një vend i cili do të presë evente, kurse trajnimi, shërbime komunitare, duke hedhur gjithashtu themelet për projektin e parë të shkollës së gjuhës dhe kulturës shqipe.

E karakterizuar nga instalimi i një guri mulliri, të skalitur me dorë dhe të punuar me materiale të riciklueshme, sipas një praktike të mirë të fermës së Mrizi i Zanave (Shqipëri), hapësira, në pronësi të Bashkisë së Milanos, iu caktua, pas një tenderi publik, Shoqatës italo-shqiptare “Dora e Pajtimit” në  bashkëpunim me OJQ Deafal dhe Isola Solidale APS.

“Mulliri bëhet simbol i projektit tonë, i hapësirës dhe i gjithë godinës – tha Besmir Rrjolli, kryetar themelues i shoqatës “Dora e Pajtimit”. Është një instalacion që duke bluar drithërat prodhon lidhje dhe krijon sinergji brenda dhe jashtë lagjes. Prandaj edhe emri i hapësirës është: SlowMill (Mulliri i ngadaltë) – Qendra e Kontaminimit Kulturor.”

Me mbështetjen e Qendrës së Botimeve të Diasporës, Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Milano dhe Koordinatores për Diasporën Shqiptare, Dr. Luljeta Cobanaj, qendra pret kurset e Shkollës së parë të Gjuhës dhe Kulturës Shqipe në Milano.

“Ne besojmë shumë në këtë projekt që synon të sjellë brezat e dytë më pranë universit të vlerave të prindërve të tyre”, tha Luljeta Çobanaj, koordinatore për Diasporën Shqiptare. Kemi pesë mësues gati për të hedhur themelet e shkollës shqipe në Milano. Ka një entuziazëm të madh në komunitetin tonë për këtë iniciativë ambicioze.”

Me një rinovim të gjerë, hapësira SlowMill përfitoi nga kontributi i Fondacionit të Komunitetit të Milanos, nëpërmjet Bando57, të kompanisë shqiptare “Raìz Fine Furniture”, e cila krijoi orenditë, dhe të kompanisë Edea Srl, e cila kreu punimet e ndërtimit.

“Me energji të madhe kemi kontribuar në krijimin e një vendi që është simbol i bashkëpunimit mes sektorit publik dhe privat, mes komunitetit të lagjes dhe diasporës – tha Gjon Tucaj, pronar i Edea-s. Jemi shumë të kënaqur me rezultatin e arritur dhe kemi besim se hapësira do t’i përgjigjet të gjitha nevojave të komuniteteve.”

Me rastin e inaugurimit u ekspozua cikli “The Four Seasons” i artistit të njohur Ibraim Kodra, ndërsa mbrëmjen e gjallëruan violinisti Pirro Gjikondi dhe pianistja Eugenia Canale e cila kishte veshur veshje të markës Regjina me firmën e stilistit Alfred Ejlli.