Libri “Il profumo dei giacinti selvatici”, një rrëfim për mësuesit shqiptarë

E shtunë, 1 Prill, 2023

Të premten më datë 2 dhjetor ora 18:30 në Bibliotekën e Martina Franca, ne Taranto prezantohet libri “Il profumo dei giacinti selvatici” i autores Rosa Maria Vinci. Libri rrëfen historinë e një gruaje shqiptare që emigroi dhe jetoi në Martina Franca sepse aty jetonte i biri, i cili kishte dhe një piceri. Përpara se të vendosej në tokë të huaj, në vendlindje në Shqipëri ajo ka qenë mësuese. Libri rrëfen pikërisht vështirësitë dhe pasionin e saj për këtë profesion fisnik në Shqipërinë e diktaturës.

Të pranishëm në promovimin e librit do të jenë përfaqësues të institucioneve lokalë dhe shoqata të ndryshme. E pranishme si përfaqësues e shoqatës “Shqiponjat e mëndafshta do të jetë znj. Ira Panduku. Ajo është nga Tirana dhe prej vitesh jeton në Martina Franca ku është përgjegjëse e qendrave të antidhunës ndaj grave për gjithë zonën e Tarantos.

Gjatë takimit do të diskutohet për rolin e grave në shoqëri, për zgjedhje të vështira, për histori që vijnë nga larg, por që realizohen në Itali.

I gjithë aktiviteti do të shoqërohet nga notat muzikale të Didi Tartari, e cila edhe ajo prej vitesh jeton në Martina Franca.