Gjermani/ Diaspora shkencore diskuton në Mynih

E premte, 29 Mars, 2024

Shoqëria e akademikëve shqiptarë “DIJA e.V”, në bashkëpunim me Institutin shkencor mbarëkombëtar Alb-shkenca si dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës organizuan në Mynih simpoziumin shkencor me temë “Sfidat dhe mundësitë e inkuadrimit të Diasporës në bashkëpunime shkencore kombëtare dhe mbarëkombëtare“

Në Qendrën Internacionale të Takimeve Shkencore (IBZ) në Mynih u takuan më tepër se 100 pjesëmarrës, profesor të Institutit Alb-Shkenca dhe drejtues të institucione me objektivin e konkretizimit të projekteve në dobi të vendeve tona të origjinës nëpërmjet rrjetëzimit dhe bashkëpunimit shkencor.

Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të Shoqërisë së akademikeve dhe njëherazi zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Institutit Alb-Shkenca Dr. Eshref Januzaj, i cili theksoi domosdoshmërinë e transferimit të dijes si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të Diasporës akademike me vendet e origjinës. Gjithashtu Dr. Januzaj përmendi rritjen e numrit të Diasporës në Gjermani dhe njëkohësisht fokusoi problematikat dhe arsyet pse ndodh ky migrim.

Pjesmarrësit e simpoziumit u përshëndetën nga konsulli i Republikës. së Shqipërisë Dr. Dashnor Ibra dhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Afrim Nura.

Për të qenë konkurrues duhet të ketë një lidhje të Diasporës shkencore.

Prof. Dr. Gentian Zyberi që ushtron veprimtarinë e tij akademike dhe shkencore në fushën e shkencave juridike në Universitetin e Oslos në Norvegji, parashtroi problematikat aktuale të Universiteteve në rajon. Ai theksoi mangësinë e botimeve shkencore si dhe rëndësinë e mbështetjes financiare të bibliotekave. Kanalizimi i duhur i fondeve si p.sh. krijimi i një reviste online për punime shkencore do të ishte motivues. Mungesa e fondeve për kërkime shkencore është pengesë thelbësore. Kjo ilustrohet edhe me faktin se buxheti për shkencë që shteti shqiptar e ndanë përbën vetëm 0,2 % të GDP-së.

Prof. Zyberi theksoi gjithashtu rëndësinë e angazhimi të Diasporës akademike për të rritur nivelin e punës shkencore në nivele europiane dhe ndërkombëtare.

Disa nga impulset e tij rreth temës së simpoziumit vunë kështu para përgjegjësive institucionet tona në vendet e origjinës:

  • krijimi i një programi ERASMUS+ për vendet tona në rajon
  • Shkenca dhe kërkimet shkencore duhet të jenë shumë afër studentëve
  • Rritja e stafit akademik në universitete tona
  • stimulim ekonomik në cilësi dhe në sasi
  • përmendja e shembujve të mirë
  • mbështetje morale e studiuesve të rinj

Integrimi i vendeve tona në familjen europiane ka nevojë dhe do të përshpejtohet nëse cilësia e Diasporës do të rritet, citoi Prof. Zyberi në fjalën e tij. Me këtë impuls ai parashtroi një platformë për krijimin e urave të bashkëpunimit.

Një komb nuk ka zhvillim nëse nuk zhvillon dhe nuk mbështet shkencën! 

Nga Shteti i Ëashington-it në ShBA përshëndeti gjithashtu nëpërmjet platformës ZOOM me një Keynot edhe Prof. Dr. Niko Qafoku. Ai theksoi rëndësinë e themelimit të Institutit Alb-Shkenca para 17 viteve me bashkëthemeluesit Prof. Dr. Bajram Berisha, Dr. Januzaj dhe Prof. Dr. Gentian Zyberin nëpërmjet të cilit u krijuan urat e bashkëpunimit të Diasporës shkencore. Prof. Qafoku foli për nevojën e ndërtimit të një infrastrukture për studimet shkencore duke spikatur rolin e Diasporës shkencore me fjalët: Ne flasim shqip!

Në panelin e parë “Bashkëpunimi dhe rrjetizimi i shkencës” u takuan Prof. Dr. Bajram Berisha, Prof. Dr. Evan Rroco, Prof. Dr. Bashkim Ziberi dhe Prof. Dr. Lulzim Dragidella. Në bashkëbisedim ata trajtuan problemet nga dy këndvështrime, si Akademikë në Universitetet gjermane dhe në vendet e origjinës. Duke vënë në pah problematikat, si:

  • Mungesën e një qëndrueshmërie në kërkimet shkencore
  • Financimi jo i mjaftueshëm
  • Mungesa e regjistrimit të Diasporës shkencore

Njëkohësisht u shqyrtuan dhe ide për konceptimin e stukturave të qëndrueshme të bashkëpunimit. Konceptimi i një Masteri të përbashkët në vendet shqipfolëse dhe ndërtimi i laboratorëve me nivel te lartë shkencor, do të ndikonin si indikatorë për më shumë rrjetëzim dhe bashkëpunim.

Dobësia e Diasporës shkencore është, që ajo nuk është ë organizuar në rrjete dhe organizata

…theksoi në ligjëratën e tij Dr. Ilir Gëdeshi nga Qendra për Studimet Ekonomike e Shoqërore, i cili bëri një pasqyrë të Diasporës bazuar mbi statistika. Sipas shifrave konstatohet që 97% e doktorantëve që kanë promovuar jashtë vendeve të origjinës, punësohen në institutet dhe universitetet ku kanë promovuar. Nga këta vetëm 21% marrin pjesë në organizata dhe rrjete sociale. Gjithashtu rezulton që patriotizmi është motivacioni i angazhimit të Diasporës shkencore kosovare për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Ajo është tepër e lidhur me Kosovën dhe beson në kompetencat sociale, drejtësinë sociale dhe të pa korruptuar.
Edhe në këtë ligjëratë u theksua domosdoshmëria e Diasporës shkencore dhe zgjerimi I rrjeteve të tyre nëpërmjet njësive Diplomatike.

Në panelin e dytë me teme “Projektet dhe strategjitë institucionale“ diskutuan znj. Liza Gashi – zëvendësministre për Punët e Jashtme e Diasporën e Republikës së Kosovës, Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Diasporës në Shqipëri znj. Sonila Hysi dhe Nënkryetarja e Këshillit Koordinues të Diasporës znj. Anila Hyka.

Identiteti jonë ndërlidhet me gjuhen shqipe

Znj. Gashi pasi bën një analize themelore të Diasporës duke vlerësuar kontributin e saj në rrugëtimin e Kosovës. Pasi vë ne dukje heterogjenitetin dhe shpërndarjen e Diasporës si dhe vakuumin mes dijes së vjetër dhe te re, pranoi mungesën e strukturave të përshtatshme bashkëkohore për bashkëpunim e rrjetëzim.

Ajo që znj. Gashi kërkon nga Diaspora shkencore është KOHA për ndërtimin e prototipave dhe krijimin e strukturave të bashkëpunimit për të sfiduar pengesat.

Misionet tona – vazhdoi znj. Gashi – duhet të jenë çelësi i hyrjes në Diasporë. Me 32 Misione Diplomatike dhe 16 Konsullata u krijua bazamenti i pionerëve të Diplomacisë kosovare.

“Ne nuk duhet t‘i largohemi por duhet të ballafaqohemi me të vërtetën tonë“ – me këto fjalë hapi znj. Gashi dyert për çdo bashkëpunim e rjetëzim të mundshëm në ndihmë të ndërtimit të strukturave për konsolidimin e transferimit të dijes.

Të ushtrojmë metodologjinë e bashkëpunimit në grup

Në fjalën e saj gjatë diskutimit në panel, Nënkryetarja e Këshillit Koordinues të Diasporës znj. Anila Hyka theksoi rëndësine e Këshillit të Koordinimit të Diasporës dhe mundësitë që ofrohen përmes tij.

Në panelin e tretë “Shembuj nga praktika“ u diskutua mbi praktikat konkrete të bashkëpunimit e rrjetizimit me znj. Suela Kalia dhe Xhelal Dërguti nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, zyrat në Shqipëri dhe Kosovë, z. Rrahim Trepça nga Qendra Gjermane e Informacionit për Migrim, Aftësim Profesional dhe Karrierë (DIMAK), Zyra Kosovë, znj. Sihana Bejtullahu nga GERMIN, znj. Shegë Bahtiri nga Instituti i Europës Juglindore për Politikat shëndetësore dhe sociale dhe znj. Dr. Aurora Dollenberg, Kryetare e Federatës së Mjekëve shqiptarë në Europë.

Simpoziumi u mbyll duke hapur rrugën për struktura e platforma bashkëpunimi, të cilat do të kontribuojnë në mobilizimin e Diasporës shkencore për konkretizimin e projekteve në vendet e origjinës. Bashkëpunimi ose edhe “Thembra e Akilit“, siç u gjuajt gjatë simpoziumit, është sfida me të cilën duhet të ballafaqohemi.

Kemi shumë për të thënë, por shumë më tepër kemi për të bërë!

Nga   Enela Markja