Qindra shqiptarë kanë mbushur qendrën e Londrës, ditën e djeshme për të festuar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Me makina luksoze, veshje popullore, e flamuj kuqezi, shqiptarët kanë festuar pavarësinë.
Lajmi është paqyruar edhe nga Daily Mail, e cila shkruan se shqiptarët me Lamborghini, Mercedes, Audi, Range Rovers dhe Porsche bllokuan trafikun rreth Westminsterit, ndërsa policia tenton të zhbllokojë trafikun.
Shumë video nga festa janë bërë virale në rrjetet sociale, ku në një prej tyre shqiptarët ia kanë marrë edhe valles.
Ky është grumbullimi i dytë i shqiptarëve brenda pak ditëve, pasi protestuan më parë ndaj ministres së Brendshme britanike për deklaratat e saj, teksa tha se pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë janë kriminelë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.