SHBA/ Dita e pavarësisë, në Virxhina ngrihet flamuri shqiptar

E diel, 6 Korrik, 2025

Tashmë po kthehet në traditë, flamuri shqiptar valëvitet për herën e dytë radhazi, në Leesburg Virxhinia.  Me rastin e 110 vjetorit të Ditës së Flamurit, komuniteti shqiptaro-amerikan në shtetin e Virxhinias, në një organizim të kuruar në detaje, zhvilloi ceremoninë e ngritjes së flamurit në qytetin e Leesburg, Virxhinias.
Në event mori pjesë Ambasadorja Floreta Faber, Prokurorja e kauntit të Loudon Buta Biberaj, përfaqësues të Ambasadës së Kosovës dhe Drejtori i Zërit të Amerikës për Euro-Azinë, z. Elez Biberaj.
Në fjalën e rastit përshëndetëse, ambasadorja Floreta Faber përcolli urimet e rastit për 110-vjetorin e Festës së Flamurit dhe shprehu kënaqësinë që kjo ceremoni është kthyer në traditë tashmë. Ajo shprehu vlerësime për organizmin e këtij komuniteti i cili po rritet çdo ditë e më shumë. Në këtë vit u festua dhe 100 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, vendi i parë që e njohu Shqipërinë si shtet i pavarur dhe kurorëzoi njohjen e pavarësisë së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare mbi një shekull më parë.
Aktiviteti u shoqërua nga një program i shkurtër artistik dhe një drekë me anëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan. Një falenderim i veçantë për znj. Merita McCormic, Kreda Boci, Anisa Papadhima, të gjithë komitetin organizativ dhe veçanërisht të rinjtë që morën pjesë dhe e gjallëruan festën.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.