Kanada/ Flamuri shqiptar ngrihet në Otawa

E diel, 6 Korrik, 2025

Për të kremtuar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, flamuri kombëtar u ngrit sot në Bashkinë e Otavës, kryeqytetit federal të Kanadasë
Të pranishmit i përshëndeti Ambasadori Ermal Muca dhe znj. Heidi Kutz, Drejtore e Përgjithshme për Arktikun, Evropën dhe Euroazinë pranë Departamentit të Punëve të Jashtme, Tregtisë dhe Zhvillimit të Kanadasë.
Krahas urimeve për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë që këtë vit përkon edhe me 35 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë, ata vlerësuan zhvillimin e marrëdhënieve të forta ndërmjet dy vendeve, si edhe angazhimin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të tyre.
Znj. Kutz vlerësoi, krahas të tjerash, përparimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, si edhe rolin aktiv të vendit tonë si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB.
Më pas, së bashku me z. Adriatik Kryeziu, ambasador i Republikës së Kosovës, ata ngritën flamuri   nën tingujt e Himnit Kombëtar, pasuar nga “O Canada”.
Ceremonia vijoi në ambientet e ambasadës së RSH në Otava ku performoi në violinë studentja shqiptare Vasilika Vangjeli.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.