Dua Lipa: Kaq e lumtur të jem në Tiranë, si qytetarja me e re shqiptare

E diel, 6 Korrik, 2025

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa flet me emocione, pak para koncertit madhështor që pritet të mbahet pas pak orësh në kryeqytetin shqiptar për të festuar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi ne rrjetet sociale, Dua e cila mbi supe mban flamurin kuq e zi, thotë se është e lumtur që është në Tiranë, si qyetarja më e re, për të performuar përgjatë gjithë natës.

“110 vjet Pavarësi. Jam kaq e lumtur të jem në Tiranë, si qytetarja me e re shqiptare, për të performuar për ju gjithë natën. Mezi pres me ju pa”, është mesazhi që ajo u drejton ndjeksve të saj.

Presidenti Bajram Begai në vigjilje të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë i dorëzoi të dielën këngëtares së talentuar dhe të famshme në të gjithë botën, me origjinë shqiptare, Dua Lipës, dekretin e shtetësisë shqiptare. Begaj tha se Dua Lipa është krenari shqiptare.

Një artiste si Dua Lipa, theksoi ai, është një pasuri e rrallë për botën e muzikës dhe në të njëjtën kohë, një krenari e jashtëzakonshme për Shqipërinë, Kosovën dhe kudo ku flitet shqip.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.