Britani/ Shoqata “Ardhmëria” me një festim madhështor për festën e flamurit!

E premte, 29 Mars, 2024

“Ardhmëria” është një fanar i ndezur gjithmonë për komunitetin shqiptar në Londër.

Këtë e ka dëshmuar jo vetëm me organizimet pafund, me aktivitetet didaktike dhe festive në lidhje me mbrojtjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe por edhe me organizime seminaresh të nivelit të lartë profesional dhe intelektual.

Të shtunën që lamë pas salla e madhe e koncerteve, në shkollën ku çdo të shtunë vijnë fëmijët për të mësuar gjuhën shqipe, mikpriti në orët e paradites më shumë se 50 mjek profesionistë nga e gjithë Europa.

Aty mbajti punimet me sukses Konferenca e XVI Europiane organizuar nga Federata e Mjekëve Shqiptar në Europë në bashkëpunim me   “Dollenberg Hausarztfrazis”, Shoqatë Ardhmëria, “UK AMS” dhe Agjencinë Kombëtare të Diasporës.

Kjo konferencë shpalosi talentin, humantitetin, gadishmërinë dhe nivelin e lartë të mjekëve shqiptarë të talentuar të cilët japin kontributin e tyre në institucionet shëndetësore Europiane dhe jo vetëm.

Fill pas konferencës salla gumëzhiu nga fëmijët.

Një koncert madhështor i organizuar nga stafi mësimdhënës, nxënës, prindërit, mbushi skenën me zëra, recitime, këngë dhe valle.

Fjala e hapjes u mbajt nga kryetari i shoqatës “Ardhmëria” z. Lutfi Vata i cili theksoi punën e palodhur dhe dedikimin që të gjithë pjesëtarët e stafit të kësaj shoqate japin pa u kursyer në çdo aktivitet ndër vite.

Skena kishte kësaj here dy prezantues, gazetarët profesionistë, znj. Eglantina Alliaj nga Shqipëria dhe z. Hajriz Mamaj nga Kosova, në bashkëpunim me  znj. Anila Kadija e cila përpunoi skenarin dhe drejtimin artistik, ofruan vullnetarisht kontributin e tyre në këtë koncert festiv.

Figura të spikatura nga komuniteti shqiptare përshëndetën të pranishmit po ashtu edhe kryetarë bashkie të lagjeve londineze Barnet dhe Brent, znj. Alison Moor dhe z. Abdi Aden, të cilët me praninë e tyre ia shtuan vlerat kësaj lidhje të mirë midis diasporës dhe institucioneve vendase.

Një tjetër mik special ishte edhe përfaqësuesi z. Stephen Nash i Shoqatës Anglo – Shqiptare i cili u shoqërua personalisht nga znj.Aida Haziri e cila është edhe supervisor e shkollës.

Ai përshëndeti me dashamirësi për lidhjet e dy popujve tanë prej shumë vitesh.

Përshëndetje të tjera u bën nga: znj. Sonila Hysi Agjencia Kombëtare e Diasporës, znj. Brikena Muharremi avokatët në Londër, KKD, znj. Aurora Dollenberg, kryetare e Federatës së mjekëve shqiptarë në europë,  znj. Zamira Profundi “Mother Teresa Union”.

Interpretimi shembullor i përshëndetjes studentore, nga studentja e arkitekturës Ranya Dede, mbushi sallën me pozitivitet jo vetëm nëpërmjet fjalëve të goditura por edhe me interpretimin e poezisë nga Migjeni “ Kënga e rinisë “ prelud energjie.

Po ashtu edhe interpretimi nga aktorja e re Eljona Kodra një moment tejet i bukur.

U ngjitën në skenë rapsodët A. Sopaj, K. Mucmata, H.Elezi. Më pas e bukura me talent të madh artistik Alketa Ratkoceri dhe këngëtarët M. Qelia, A. Hoxha, A. Madana.

DJ Shahini përpunoi atmosferën muzikore në sallë e mbushur plot e përplot.

Yjet e çdo feste janë fëmijët, gjuha e pastër, dlirësia e tyre me emocion dhe pafajësi që i karakterizon.

Këtu duhet t’i permendim të gjithë sepse për ata ne të gjithë duhet të ngrihemi në këmbë!

Erisa Zeneli, Anton Jaha, Aiden Xhetani, Daniel Hoxha, Denis Hoti, Aurora Doku, Tiara Jonuzi, Vesa Jaha, Rinesa Gasa, Enilda dhe David Prela, Keti Rushi.

Vajzat e Ardhmërisë me vallet e tyre plot hijeshi, 8 sorkalle në skenë, nën drejtimin e Greta Zenelit, Arnisa Sylejmani, Diona Qamili, Hana Konjuhi, Majlinda Qamili, Rose Salijevska, Sara Visoka, Yllka Konjuhi.

Mësueset Albana Vata, Kela Dede dhe Zejnepe Zeneli.

E kush  nuk do të mbetej pa duartrokitur dhe i mahnitur me talentin e nxënësve tanë dhe sigurinë skenikë që përformuan  edhe se nuk janë profesionist por vetëm nxënës shkolle.

Duke përcjellë këtë shkrim ndihemi të gjithë pjesë e një mozaiku shqiptar në zemër të Londrës, me flamurin kuq e zi, për nder të 28-29 Nëntorit.

Mbeshtetja e përhershme nga ALB UK TV Londër.

Gëzuar!