Shqipja në diasporë/ Rrjeti i “Shkollave Shqipe” në Zvicër një model suksesi

E enjte, 25 Prill, 2024

Në takimin “Shqipja në diasporë” organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporë, kryetari i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë. Z. Vaxhid Sejdi bëri një skanim të plotë të situatës së mësimit të gjuhës shqipe. Duke renditur sfidat dhe sukseset e arritura deri më tani ai theksoi domosdoshmërinë e vazhdimësisë së punës për krijimin e një programi kombëtar, i cili të ndikojë në sensibilizimin e prindërve shqiptarë në diasporë për nxitjen e mësimi të gjuhës shqipe të fëmijët e tyre.

Fjala e plotë:

Të nderuar kolegë, mësuese e mësues,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve tona, kam nderin që në emër të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë t`iu përshëndesim dhe të shfrytëzojmë rastin, që në këtë takim të përcjellim disa kërkesa si dhe të shfletojmë pse jo edhe histori suksesi, me qëllim që të vlerësojmë punën tonë të përditshme, në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare në Diasporë.

Të nderuar pjesëmarrës, ky takim mbarëkombëtar, i cili organizohet në shenjë përkujtimi të tre përvjetorëve shumë të rëndësishëm të historisë së popullit shqiptarë, përvjetorit të Kongresit të alfabetit, atij të shpalljes së pavarësisë si dhe përvjetorit të Kongresit të drejtshkrimit na detyrojnë të mobilizohemi bashkërisht me qëllim që të gjejnë zgjidhje kërkesat kohës në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare, për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë.

Unë nuk do të flasë për përvjetorët apo rëndësinë e tyre historike, por do të flas për gjërat që na bashkojnë apo thënë më shkurt për gjërat që na kërkojnë të jemi të bashkuar në përpjekjet dhe angazhimet e qindra mësuesve në mbarë mërgatën shqiptare, me qëllim që të shpëtojmë fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë nga gjendja e tanishme, ku gjuha e nënës ka filluar të bëhet gjuhë e huaj për ta.

Fakt është se KKAD-së u krijua si një bashkim forcash të një grupi mësuesish të dëshmuar në shkollat dhe vendet ku punojnë me dekada, nga disa shtete të botës, dhe me prejardhje nga të gjitha trojet shqiptare, me qëllim që vetëdijshëm të trokasim në dyert e institucioneve tona sepse gjithmonë kemi menduar dhe mendojmë se bashkërisht mund t`i sfidojmë problemet e grumbulluara ndër vite. Dhe sot Këshilli është një ekip kolegjial, intelektual dhe kombëtar, është një realitet që ecën me ne, dhe kërkon të angazhohemi dhe t`iu hapim rrugë përpjekjeve të mësuesve në mërgim, t`i ndihmojmë ata, sepse pothuajse gjysma e kombit është jashtë atdheut.

Ne e filluam si KMSHD, falë qëndrimit dhe angazhimit tonë të përbashkët fituam një VKM, pranë qeverisë shqiptare, si palë konsultuese, edhe pse shumica prej neve atëherë, as që kishim njohuri se ç ‘është VKM-ja.

Arritëm që gjatë këtyre 2-3 viteve të detektojmë një mori problemesh, të cilat e shoqërojnë mësimin plotësues në diasporë dhe ato t`i adresojmë në adresë të institucioneve tona dhe veçanërisht në adresë të QBD- së, e cila me gjithë stafin e saj, nën drejtimin e znj. Mimoza Hysa gjatë këtyre 3 viteve të fundit ka luajtur një rol të rëndësishëm në shërbim të zgjidhjes së disa problemeve të mësimit në gjuhën shqipe në Diasporë, si dhe duke i vënë në rend dite edhe disa të tjera.

Të nderuar pjesëmarrës KKAD si palë konsultuese dhe e dëshmuar tani më, pa kurrfarë shpenzime për buxhetin e shtetit është shumë i nevojshëm për realizimin e shumë kërkesave në njehsimin e shkollave shqipe në diasporë dhe është urë lidhëse në mes mërgatës dhe institucioneve tona.

Edhe pse kemi një VKM nga shteti shqiptar, ne në të gjitha rastet dhe takimet, kërkesat, njoftimet dhe ftesat i kemi drejtuar edhe drejt institucioneve të Arsimit apo ato të Diasporës të R. Së Kosovës, me të cilat gjithmonë kemi bashkëpunuar dhe në vazhdimësi kemi kërkuar dhe kërkojmë bashkëpunim.

Pasi që sot në mesin tonë kemi përfaqësues zyrtarë të tri shteteve ku jetojnë shqiptarët, po shtojmë edhe këto fakte:

Fakt është se KKAD – ë gjatë këtyre dy viteve është munduar që të gjitha shqetësimet e mësuesve t`i adresoj drejt institucioneve tona sepse ato janë institucionet tona, të cilat ne i nderojmë dhe i respektojmë, por edhe të njëjtat kanë obligim moral dhe kombëtar që të merren me këtë problematikë.

Vlen të theksohet se ne ishim të parët që theksuam se fëmijët në mërgatë kanë nevojë për tekste shkollore, gjë që u vërtetua dhe sot i kemi tekstet shkollore të nivelit të parë, të cilat nga të gjitha palët janë vlerësuar me notë të lart. Po në këto tekste në rolin e recensentëve janë edhe dy koleget tona Aurela Konduri dhe Miradije Berisha.

Fakt është se mësimi në gjuhën amtare është program kombëtar dhe nuk guxon t`iu lihet në dorë vetëm shoqatave sepse vëllimi i punëve e tejkalon kapacitetin e tyre.

Ne jemi shumë mirënjohës se në momentin që po flasim kemi një kurrikulë të përbashkët, tekstet shkollore të nivelit të parë, të botuara nga dy shtëpitë tona prestigjioze “Albas” dhe “Dukagjini” por duhet të vazhdojmë që në të ardhmen të realizohen edhe kërkesat tjera:

  1. Sa më shpejt që të jetë e mundur të shohin dritën e botimit tekstet shkollore të nivelit të dytë dhe të tretë sepse i madh është numri i nxënësve, të cilët po presin që të gëzohen si bashkëmoshatarët e tyre të nivelit të parë.
  2. T`i kemi dokumentet e përbashkëta pedagogjike në të gjitha shkollat në Diasporë
  3. Të bëhet përpjekje që në të gjitha shkollat të kemi tekstet e botuara sepse shkarkimi i teksteve online nuk arrin qëllimin e dëshiruar.
  4. Të vazhdohet me licencimin e mësuesve, i cili tani më ka filluar dhe shpresojmë që të vazhdohet edhe me hapa më të përshpejtuar në licencimin e mësuesve të tjerë si dhe me shpërndarjen e certifikatave, me qëllim që një vendim të arrijë qëllimin.
  5. Ne jemi shumë mirënjohës për organizimin e trajnimit të mësuesve, trajnime shumë të rëndësishme për përgatitjen e tyre profesionale dhe duhet të vazhdohet në këtë drejtim.

Të nderuar pjesëmarrës, fakt është se duke gjetur zgjidhje disa prej kërkesave dhe duke i vënë në listë kërkesat tjera, përpjekjet tona të përbashkëta i shndërrojmë në një program kombëtar, i cili dukshëm ndikon në sensibilizimin e prindërve shqiptarë, i cili mund të përkthehet, në më shumë pika shkollore, më shumë nxënës, më shumë mësues dhe më faqebardhë ndaj gjuhës amtare.

Dhe për t`i  ilustruar këto fakte, ku është bashkuar institucioni i shtetit dhe një grup mësuesish vullnetarë duke dhënë një histori suksesi është rasti në Zvicër, ku Ambasada Shqiptare në Bernë, nën drejtimin e ambasadorit z. Ilir Gjoni, i cili duke shfrytëzuar legjislacionin vendas arriti t`iu hap rrugë mësuesve vullnetarë, të cilët krijuan rrjetin e  “Shkollave Shqipe” në Zvicër  dhe së bashku me një aktivitet mirë të organizuar arritëm të hapim dhjetëra e dhjetëra pika shkollore në më se 18 kantone të Zvicrës, me një staf pedagogjik me 37 mësues, si dhe vazhdohet tutje, edhe me 38 pika të reja shkollore të cilat janë në proces. Pra një model suksesi ku dëshmon se aty ku bashkohen veprimtarët e arsimit shqip dhe institucioni suksesi nuk mungon, si dhe tejkalohen ndasitë grupore sepse shkolla shqipe nuk mund të jetë privilegj i askujt. Më gjerësisht do të flas në panelin e tretë.

Një model suksesi natyrisht me punën dhe përkushtimin e tyre janë dhjetëra e dhjetëra mësues vullnetarë  në Gjermani, në Greqi, në Austri, në Suedi, në Londër, në Njujork të ShBA, Itali, në Turqi, në Kanada, në Kroaci dhe më gjerë, në vijmë në përfundim t`i shtrojmë dy gjëra që në shikim të parë duken të pakalueshme, por në thelb janë shumë të thjeshta, por vetëm duhet vendosmëri; dhe t`i themi vetes, po unë bëhem pjesë e programit kombëtar, që të shpëtojmë sa më shumë fëmijë nga asimilimi i përditshëm. Institucionet tona pothuajse në të gjitha shtetet e botës kanë një numër jo të vogël mësuesish të cilët janë të gatshëm të bëhen pjesë e këtij programi. Një pjesë, ku lirisht mund të konsiderohet si truri që mund të vë në lëvizje një mekanizëm të këtillë në shërbim të programit kombëtar.

Ne jemi të gatshëm që në çdo kohë të jemi në shërbim të njehsimit të shkollave shqipe në diasporë, me punën dhe angazhimin tonë të ndihmojmë sepse ky rrugëtim sot, është shumë më  i lehtë, shumë  më i dobishëm, se sa një ditë të themi, siç thotë kënga arbëreshe “Japmi dorën  o vëllezër se na jemi Gjaku i shprisht!” apo edhe më keq të themi “na ishte një degë e fortë”.

Dhe fare në fund, Gëzuar festat, qofshim gjithmonë të bashkuar ashtu siç ishin mësuesit, dijetarët dhe veprimtarët e arsimit shqip gjatë realizimit të këtyre datave historike, të lartë përmendura.