Shqipja në diasporë/ Pas tekstit të unifikuar, i rëndësishëm trajnimi i mësuesve

E enjte, 18 Prill, 2024

Në aktivitetin “Shqipja në diasporë” diskutimi i panelit të parë u përqendrua tek “Rëndësia e teksteve mësimore bazë dhe plotësuese për mësimdhënien në diasporë”. Pjesë e panelit ishin dhe përfaqësues të shtëpisë botuese Albas, bashkërealizuese e tekstit të unifikuar “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare – Niveli I”.

Koordinatorja e grupit të punës të dy shtëpive botuese “Albas” dhe “Dukagjini” (Kosovë) znj. Ervisa Paloka shpjegoi sfidat e hasura në përgatitjen e këtij teksti të parë të unifikuar për mësimin e shqipes në diasporë.

“Nuk bëhej fjalë për një tekst të zakonshëm, pavarësisht se të dyja shtëpitë botuese kanë përvojë të gjatë në krijimin e teksteve të gjuhës shqipe. Ky tekst i ngjason një metode të mësimit të një gjuhe të huaj. Pra u desh të koordinohej përvoja për të dyja metodat si për krijimin e një teksti të gjuhës shqipe për nxënës që janë përdorues dhe njohës të gjuhës shqipe ashtu edhe nxënës që potencialisht mund të mos kenë edhe fare njohje të gjuhës shqipe. Kurrikula ishte shumë e mirë edhe e plotë pasi ka edhe materiale të tjera të integruara të mësimit plotësues përveç gjuhës shqipe” shpjegoi ajo.

Pas publikimit të tekstit nëntorin e vitit të kaluar teksti u shpërnda nga Qendra e Botimeve të Diasporës në klasat e mësimit të gjuhës shqipe. Ndërsa në tetor të këtij viti QBD koordinoi seminarin e parë të trajnimit për tekstin e “Gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare” me mësuesit në diasporë. Trajnim i cili u realizua nga qendra e trajnimeve “Albas”.

E pranishme në panelin e diskutimit Drejtoresha e kësaj e qendre znj. Edlira Gugu theksoi domosdoshmërinë e hartimit të një strategjie për trajnimin dhe zhvillimin e mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë.

Edlira Gugu: Në muajin tetor ne zhvilluam një trajnim me mësuesi e gjuhës shqipe në diasporë pikërisht për tekstin “Gjuha dhe kultura shqiptare”. Një trajnim që rezultoi i suksesshëm por që nxori në pah edhe domosdoshmërinë për trajnimin e mësuesve të diasporës.

Ky trajnim u zhvillua falas, brenda kornizës së përcjelljes së informacionit të domosdoshëm për të cilin kishin nevojë mësuesit për të parë dhe për të punuar me një libër të ri. Trajnimi u zhvillua në dy drejtime: Në shpjegimin e përmbajtjes shkencore dhe njohjen e tekstit në tërësi dhe në aspektin didaktik dhe pedagogjik të mësimdhënies së librit.

Impakti i trajnimit ishte relativisht i rëndësishëm. Ishte shumë frymëzuese në ditën e trajnimit kur ne pamë mësues nga gjithë diaspora të na bashkëngjiteshin në të njëjtën kohë të ndarë në grupe të dëgjonin përvojën e autorëve të teksteve dhe metodistë për mënyrën se si do të punohej me tekstet dhe njëkohësisht të ndanin përvojat e tyre eksperiencat dhe nevojat që kishin për të punuar në  mënyrë sa më cilësore.

Duke parë gjithë punën e nevojshme për të mbështetur dhe ndihmuar mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë është e  nevojshme që të hartohet (unë e propozoj pasi këtu kemi specialistë të institucioneve arsimore ministrive dhe ASCAP-it) një strategji për zhvillimin e trajnimeve për mësuesit e gjuhës shqipe. Kuptohet që këto trajnime do të mbështeten patjetër në nivelin, formimin dhe përvojën që mësuesit kanë. Njëkohësisht mund të jenë veprimtari të cilat mund ti përkasin tryezave të rrumbullakëta, diskutimeve të hapura, takime me natyra të ndryshme dhe trajnime në kuptimin e mirëfilltë, ku mësuesit të marrin informacione të reja dhe të zbatojnë praktika që lidhen me procesin e mësimdhënies.

Një nga elementët që unë propozoj janë takimet të cilat diskutohet mbi koncepte shkencore gjuhësore me pak karakter teorik sepse një pjesë e mirë e mësuesve të diasporës e kryejnë detyrën e tyre në mënyrë vullnetare dhe jo domosdoshmërish kanë formim me baze akademike pedagogjike dhe gjuhësore. Në këtë kontekst takimet periodike të lidhura me koncepte të aspektit shkencor gjuhësor do ti ndihmojnë ata të përmirësojnë të përforcojnë njohuritë e tyre dhe të ndajnë pse jo edhe zhvillime që lidhen me aspektet e risive në fushën e gjuhës, duke qenë se është një fushë që është gjithmonë në dinamikë të përhershme dhe në zhvillim të gjithanshëm.

Nga ana tjetër trajnimet në aspektin e mësimdhënies, ku hartimi i kurrikulës kërkon përshtatje të metodave bashkëkohore të gjithëpërfshirjes të përshtatur me nivelet e fëmijëve, sepse kuptohet që grupet me të cilat bëhet mësim kanë grupmosha të ndryshme dhe në këtë kontekst mësuesi që të përcjellë një mësimdhënie cilësore duhet patjetër ti përshtatet këtyre grupmoshave.

Në këto trajnime mund të bëhet e mundur gërshetimi i përvojave personale, historive të suksesit zgjidhjen e dilemave të ndryshme që lidhen me aspekte të caktuara të transmetimit gjuhësor

Këto trajnime të cilat i përkasin edhe aspektit metodik ndihmojnë mësuesin ti realizojë më mirë planifikimet e orëve mësimore mbështetur në nevojën e kurikulës, krijon ide të qarta për zbatimet gjuhësore, përzgjedhin veprimtari dhe teknika mësimdhenese që të jenë efikase dhe njëkohësisht ofrojnë udhëzimet e duhura për rritjen e cilësisë së mësimdhënies”.