Kroaci/“Rilindja Shqiptare”, aktiviteti për 30 vjetorin e Unionit të Shqiptarëve

E diel, 6 Korrik, 2025

Në kuadër të manifestimit “Ditët e Kulturës Shqiptare në Kroaci” në Shtëpinë e gazetarëve( Novinarski Dom) në Zagreb u mbajt tryeza e rumbullakët “Rilindja Shqiptare” e cila njekohësisht u mbajt për nder të 30 vjetorit të themelimit të Unionit të Shqiptarëve në Kroaci.
Në këtë tryeze të pranishëm ishin edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Shkëlqësia e tij Dr. Martin Berishaj, Don Ndue Ballabani në rolin e Ish Misionarit të Misionit Katolik Shqiptar në Kroaci dhe Kryetari i Unionit Shqiptar në Kroaci z. Esad Çollaku.
Gjithashtru morën pjesë edhe një numër i madh i personaliteteve si Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacise Shkëlqësia e tij Riza Poda, Atashe Ushtarak i Kosovës në Kroaci z. Shpend Zogaj, Kryetari i shoqatës Kulturore Shqiptare “Shkendia” z. Behar Mullajupi, Kryetari i Bashksisë Shqiptare të prefekturës së Zagrebit z. Sejfedin Prekazi , Kryetari i Shoqatës së Vullnetarëve Kroatë të Luftës Atdhetare z. Tom Kaqinari, Misionari i Misionit Katolik Shqiptar Don Kristë Gjergji, e shumë anëtarë të tjerë të shoqatave Shqiptare në Kroaci, poashtu pati edhe shume bashkëkombas Shqiptar të cilët ishin të pranishëm.
Me këtë rast u fol shumë për Unionin Shqiptar në Kroaci qe prej themelimit e deri më tani, për rolin e Unionit me qëllim të promovimit dhe ruajtjes se identitetit të Shqiptarëve në Kroaci, ruajtjes së gjuhës dhe trashëgimisë kulturore, si dhe zhvillimet e marrëdhënieve të mira miqësore me popullin Kroat dhe pakicat e tjera kombtare në Republikën e Kroacisë.
Për fund gjithashtu të pranishimit patën rastin ti ndëgjojne disa pika muzikore nën intepretimin e musafirëve nga Kosova znj. Zana Abazi Ramadani – soprano dhe Valton Beqiri – piano.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.