Itali/ Fotografja Eriselda Xhaferri ekspozon në nismën kundër dhunës ndaj grave

E premte, 19 Prill, 2024

Nën drejtimin e presidentes së shoqatës socio-kulturore “Bota Blu” Mihaela Mitrut dhe në kuadër të nismave për Ditën Ndërkombëtare Për Eliminimin E Dhunës Ndaj Grave (25 nëntor), në 22 nëntor në mjediset e Bashkisë së Romës u mbajt eventi sensibilizues titulluar “Nuk je vetëm”. Shqipëria ishte e pranishme me punimet e fotografes Eriselda Xhaferri. Nisma përfshiu operatorë socialë të angazhuar kundër fenomenit të dhunës gjinore dhe pjesëtarë të forcave të policisë, që përcollën mesazhin e nevojës së kundërshtimit të fenomenit në nivelin edukues por edhe atë ligjor përmes instrumentit të denoncimit. Gianni Lattanzio, sekretar i përgjithshëm i Institutit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (ICPE), parashtroi instrumente të luftës ndaj këtij fenomeni në planin ndërkombëtar, ku spikat Konventa e Stambollit, të cilën Shqipëria e Italia e kanë ratifikuar. Në planin juridik në 2009 Italia ka pasuruar bagazhin e vet ligjor për të kundërshtuar fenomenin e dhunës përmes hyrjes në fuqi të ligjit kundër ngacmimit (“stalking”).

Lajtmotivi i denoncimit të dhunës në event përshkoi edhe paraqitje artistike në fushën e interpretimit teatral, pikturës e fotografisë. Aktive gjatë fjalimit të saj në theksimin e rëndësisë së edukimit për të parandaluar këtë fenomen, fotografja shqiptare Eriselda Xhaferri paraqiti dy fotografi artistike që përcollën mesazhin e forcës së brendshme të gruas në përballimin e sulmeve psikologjike e fizike që shpesh detyrohet të pësojë dhe që e lejojnë të tentojë t’u qendrojë atyre. Arti fotografik i Xhaferrit, ekspozuar edhe në evente të mëparshme, synon të përcjellë motivin se fuqia psikologjike morale përbën çelësin që mban në jetë dinjitetin material të njeriut.

Akademia ndërkombëtare e shoqatës “Bota Blu” po punon në organizimin e një eventi promovimi kulturor të bashkësive të huaja në Itali për t’u mbajtur në Romë në datën 10 dhjetor.