Shqipja në diasporë

E enjte, 25 Prill, 2024
E enjte, 25 Prill, 2024

Shqipja në diasporë

Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD) në kuadër të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, organizon aktivitetin dyditor me titull “Shqipja në diasporë”.

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe me praninë e institucioneve kryesore kërkimore shkencore dhe universitare në Shqipëri, Kosovë e diasporë, të institucioneve të mësimdhënies së gjuhës shqipe në botë, si dhe të autorëve, shkrimtarëve e përkthyesve brenda dhe jashtë vendit.

Aktiviteti do të zhvillohet në datat 26 nëntor 2022 në Tiranë dhe 27 nëntor 2022 në Shkodër, me prani fizike dhe virtuale.

Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën znj. Mimoza Hysa duke folur për aktivitetin u shpreh se  “Gjuha shqipe në diasporë meriton që të ruhet dhe ku vërtet është kënaqësi që ta gjesh.

“Pasi në Diasporë është shkëputur nga toka nga vendi ku gjallon shqipja dhe është në dhè të huaj, ku nuk është natyrale që të mbahet gjallë shqipja. Misioni i Qendrës së Botimeve për Diasporën është pikërisht ky.

Dhe ky takim është një tubim i gjuhëtarëve  studiuesve i mësuesve të gjuhës shqipe , institucioneve për të theksuar që tashmë ka ardhur koha për një program të mirëmenduar dhe ndërqeveritar për gjuhën shqipe në Diasporë. Se kemi fatin të jemi dy shtete shqipfolëse në Ballkan tashmë, dhe kemi fatin që gjuha shqipe është gjuhë zyrtare e dytë në Maqedoninë e Veriut. Këtë herë kemi mundësinë e madhe që të bëhemi bashkë të gjithë për të ndërtuar një program të mirëmenduar midis dy vendeve për mbrojtjen dhe ruajtjen e  gjuhës shqipe në Diasporë” tha ndër të tjera ajo.

“Shqipja në diasporë” është një aktivitet që synon ndërtimin e një dialogu ndërinstitucional dhe ndërshtetëror me qëllim nxitjen e hartimit të politikave bashkëkohore dhe programeve mbarëkombëtare për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare jashtë vendit; fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë; shkëmbimin e përvojave midis mësuesve, gjuhëtarëve, autorëve, shkrimtarëve dhe përkthyesve për problemet që lidhen me mësimin, përdorimin, ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe në mërgatë.

Takimi i datës 26 nëntor do të trajtojë problemet që lidhen me ruajtjen e gjuhës shqipe në mërgatë, nevojën për hartimin e politikave mbarëkombëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës për një program të përbashkët për gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare në diasporë, vendosjen e lidhjeve dhe bashkëpunimin mes katedrave, departamenteve dhe instituteve arsimore për gjuhën dhe kulturën shqiptare brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, si dhe zgjerimin dhe fuqizimin e rrjetit të shkollave, kurseve dhe shoqatave që mbështesin mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë.

Takimi i datës 27 nëntor është konceptuar si vijim i takimit të parë të organizuar nga QBD-ja, “Letra nga diaspora” me shkrimtarë, autorë, përkthyes, drejtues të shoqatave kulturore dhe revistave letrare shqiptare jashtë vendit që japin ndihmesë në ruajtjen, lëvrimin e gjuhës shqipe, si dhe promovimin e kulturës shqiptare në diasporë.