Në mbrëmjen e datës 18 nëntor, Shoqata Kombëtare Kulturore “Migjeni”, Lubjanë, organizoi një koncert me rastin e Ditës së Flamurit dhe 110 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Pas përshëndetjes të kryetarit të Shoqatës Burim Nimani, Grupi artistik i Shoqatës “Migjeni” dhe Grupi “Kvali” interpretuan këngë të zgjedhura të muzikës shqiptare.
Në koncertin e mbajtur në sallën e Muzeut të historisë së re (Muzej novejše zgodovine) në Ljubljanë pati këngë popullore shqipe nga Kosova, nga rrethi i Shkodrës, nga jugu i Shqipërisë dhe këngë arbëreshe të interpretuara nga grupi muzikor i shoqatës Migjeni, grupi vokal Kvali, si dhe nga solistët tanë Alma Bejtullahu, Nasuf Krasniqi, Besir Jusufi dhe Nahid Bejtullahi. Me shumë sukses u prezantua edhe solistja e re Iman Ismaili. Të pranishëm ishin edhe ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me stafin e tyre, si dhe zëvendës ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.