Greqi/ Hapet kursi i gjuhës shqipe “Kostandin Kristoforidhi” në bashkinë Palini

E shtunë, 20 Prill, 2024

Unioni Shoqatave Shqiptare në Greqi në bashkëpunim me Shoqatën Elbasani në Emigracion pas përpjekjeve afatgjata, kurorëzuan me sukses hapjen e kursit të gjuhës shqipe “Kostandin Kristoforidhi” në bashkinë e Palinit dhe zonat përreth.

“Më në fund, pas shume kërkesave të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në këto zona, tashmë fëmijët tanë, kanë folenë e tyre për të mësuar gjuhën tonë amtare së bashku me historinë, traditat dhe kulturën e atdheut tonë!

Një gur më shume në kalanë e ndërtimit të identitetit të fëmijëve tanë në emigracion” thuhet në njoftimin e shoqatave të cilat falenderojnë për

mbështetjen e tyre bashkinë e Palinit dhe znj. Xristina Pipinaki (Drejtoreshë dhe pronare e institutit PAIDEIWN LEGEIN) për kontributin e saj duke vënë në dispozicion klasat për zhvillimin e mësimeve çdo të shtunë në orën 10:00-12:00 si mësuesen Valentina Bozhiqi për disponimin e mësimdhënies së gjuhës shqipe.

“Falenderojme gjithashtu Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë për mbështetjen e saj, dhe paisjen me bazën materiale, që mundësoi fillimin e menjëhershëm të mësimit si dhe kryetarin e Lidhjes së Mësuesve Shqiptar në Greqi z. Pjerin Lleshi për kontributin e tij, në finalizimin e këtij kursi” thuhet më tej në njoftim.

Regjistrimet e fëmijëve vazhdojnë ende për këtë kurs për më shumë informacion kontaktoni më znj. Bozhiqi në nr e telefonit 698 915 5260.