Book lovers nga Londra një vlerë e shtuar në Panairin e Librit në Tiranë

E premte, 9 Dhjetor, 2022

Panairi i 25-të i Librit në Tiranë ishte organizim plot surpriza!

Shtëpitë botuese kishin mbledhur përreth lexues të të gjitha moshave dhe nga të gjitha trevat. Kësaj here, për herë të parë në historinë 25vjeçare të panairit u organizua një event prej një grup intelektualesh shqiptare nga Londra.

Jo vetëm si kurioze, dashamirëse, lexuese dhe blerëse të librit por edhe si një shembull unik i asaj lidhje kuptimplote  e cila u jep një fizionomi të bukur raporteve Diasporë – Atdhe. Këto zonja intelektuale, me shpenzimet personale krijuan mundësinë të prezantoheshin me idenë e tyre, tashmë të vendosur në shërbim të librit dhe gjuhës shqipe qysh në qershor të 2021-shit, përtej kufirit. Grupi BOOK LOVERS intelektualet shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, me mbështetjen e Qendrës së Botimit për Diasporën me drejtoreshë znj. Mimoza Hysa, organizuan në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve një orë bashkëbisedimi me të ftuar të nivelit të lartë të letrave shqiptare.

Ishin aty të pranishëm znj. Linda Mëniku, znj. Rovena Vata, znj. Rita Petri (Botuese Albas), znj.Natasha Shuteriqi, z. Evarist Beqiri, botuesija Arlinda Dudaj, (Dudaj) përfaqësues të QBD-së etj por më e rëndësishmja ishin rinia si maturantët e shkollës Aristoteli të cilët me mësuesen e tyre të letërsisë dëgjonin ulur në rreshtin e dytë me interesim të plotë.

Dëshmoi që një ide e tillë nuk është vetëm për moshat e pjekura në lëmin e letërsisë por edhe për të rinjtë në hapat e para të saj.

Idea dhe organizimi i parë i këtij grupi u bë nga znj. Anila Kadija.

BOOK LOVERS është promovues i çdo libri por e thekson fokusimin tek autorët e rinj shqiptar. Ky grup mbështet disa iniciativa me vlerë humanitare si ajo në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuar, për mbrojtjen e ambientit dhe bashkëpunon me Cancer Research, London (mbledhje fondesh për kërkimet shkencore kundra kancerit) vullnetarisht. Apo pjesë e English Heritage si anëtar kulturor.

Objektivi në Londër të mundësojnë hapjen e një biblioteke me libra shqiptar ose të huaj në gjuhën shqipe si pasuri e brezave në Mbretërinë e Bashkuar.

Synimi ambicioz i grupit është të krijohet një rrjet BOOK LOVERS në bashkëpunim kudo në diasporë por edhe Shqipëri-Kosovë.

Një degë binjake u formua, po në ato ditë të panairit, në bashkëpunim me BOOK LOVERS Londra, në ambientin e bukur të punishtes artistike Tradita Popullore ALB me iniciativën e znj. Edlira Sulaj dhe mikeshave të saj intelektuale nga Tirana.

E gjithë kjo u realizua nga mbështetja që edhe pjestaret e tjera i bënë idesë fillestare të krijimit si znj. Aida Haziri, znj. Diti Gashi, znj. Rezearta Elezi, znj. Ariola Vishnja, znj. Greta Sefa, znj. Elona Agolli, znj. Klodiana Gjona, znj. Mira Brazhda etj

Ky grup çdo herë e më shumë po zgjerohet.

Një libër i mirë të mençuron, të hap një botë, ecën me të atje ku askush tjetër më mirë nuk mund të të drejtojë.

Gjej pak kohë, krijo një grup, merr një libër në duar dhe nda kulturë.