Valëvitja e flamurit ngroh zemrat

E premte, 29 Mars, 2024
E premte, 29 Mars, 2024

Valëvitja e flamurit ngroh zemrat

Ishte hera e parë që më ndodhte një gjë e tillë në tërë këto vite që ndjek me kënaqësi festat e komunitetit shqiptar në Itali kushtuar ditës së madhe të Pavarësisë. I gjithë komuniteti shqiptar i një qyteze turistike ishte i mbledhur në sallë për të festuar bashkërisht 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Nuk është aq numri i pjesëmarrësve, se më ka rastisur të shikoj në Reggio Emilia edhe 500-600 vetë në një sallë të madhe. Por fliste fakti që në festë nuk mungonte asnjëri nga anëtarët e familjeve shqiptare të Levico Terme, një qytezë e bukur malore e turistike në provincën e Trentos. Kjo dëshmon se shqiptarët aty janë të bashkuar si askund tjetër. E mendoj se ky është një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë.

Akoma më evident bëhet ky fakt kur mëson që të gjithë fëmijët e familjeve shqiptare këtu në Levico kanë ndjekur ose ndjekin shkollën shqipe. Kjo tregon se mësuesit bashkëshortë, Irena Vuka Mashi e Dritan Mashi kanë ditur të punojnë e të ndërgjegjësojnë të gjitha familjet për domosdoshmërinë e dërgimit të fëmijëve në shkollë, që të mos humbasin gjuhën e prindërve, të mos e harrojnë atdheun e të parëve, por të jenë të lidhur me gjuhën, traditat e bukurinë e trojeve shqiptare në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut, nga kanë prejardhjen familjet e tyre. Dhe prindërit i janë përgjigjur thirrjes së mësuesve e sot kanë ardhur të gjithë për të ndjekur shfaqjen e fëmijëve të tyre.

Atmosferën e festës e ndjemë sapo u futëm tek rruga ku ishte salla. Festa sapo kishte filluar dhe një këngë në gjuhën shqipe e kënduar nga zëra të mirëintonuar fëmijësh ftonte të hyje në atë sallë. Ajo ishte mbushur plot me prindërit, të rinj e të reja e deri tek fëmijët më të vegjël. Ishte si një festë e bukur familjare, ku secili ishte i pranishëm dhe kishte në një farë mënyre rolin e tij. Aktivizimi i të gjithëve e bën edhe bashkimin më të fortë.

Skenën e kanë pushtuar fëmijët e shkollës “Gjergj Fishta”. Janë ata protagonistët e vërtetë të festës. Nën drejtimin e mësuese Irenës ata jepnin për prindërit dhe të ftuarit programin e përgatitur për festën e Pavarësisë. Të gjitha këngët e recitimet, vallet e baletet i janë përkushtuar kësaj teme. Me kënaqësi vërejmë se me sa impenjim e kanë marrë fëmijët këtë program. Kanë ardhur edhe ata që e kanë mbaruar ciklin e shkollës këtu, por që i ruajnë lidhjet e janë të pranishëm edhe në program me vallet e tyre të bukura. Ata janë Martina, Belma, Elmedina, Dea, Rosy, Erjoni, Klejtoni dhe Enis. Të rinj e të reja të bukura, që kanë hedhur shtat, u kanë hije kostumet kombëtare dhe i japin jetë e ritëm valles popullore.

Edhe më të vegjëlit, si Ester, Aisela, Berna, Tara, Lisa, Lejla, Omari, Samueli e Loriku, që kanë të qëndisur flamurin kombëtar në veshjet e tyre popullore, sjellin emocione me recitimet e me këngët e tyre. Të bën përshtypje sa bukur e artikulojnë fjalën shqipe, qoftë në recitimet e poezive të ndryshme, apo në interpretimin e këngëve. Kjo është padyshim frut i punës me pasion, por edhe me kërkesa profesionale i dy mësuesve të tyre. Dritani dhe Irena punojnë me secilin nxënës, që ta mësojnë ta flasin e ta shkruajnë me korrektesë gjuhën e bukur shqipe, por edhe të njohin bukurinë e dialekteve, emocionin e shprehjeve, fjalëve të urta e të tjera pasuri të gjuhës sonë.

Drejtuesja e programit, Rajana, është një vajzë që flet shumë pak në jetën e përditshme, por kur vjen puna për të prezantuar programin artistik, i rrjedhin fjalët natyrshëm dhe duket sikur është e lindur për skenën.

Në një moment afrohet një djalë i vogël, më i vogli i grupit. Ai nuk ka hyrë ende në shkollë, por reciton një poezi në gjuhën shqipe. Ai quhet Marco dhe prindërit i ka mamanë italiane e babanë shqiptar. Kështu Atdhe ka Shqipërinë e mëmëdhe ka Italinë. Recitimi i tij në gjuhën shqipe pritet me duartrokitje nga salla.

Tërheq vëmendjen balerina Ester Bracaj, një vajzë shtatgjatë, tamam me trup balerine. Në të gjitha vallet, por edhe në këngët spikasin lëvizjet e saj plot hire e delikatesë prej balerine klasike. Ajo e ka filluar baletin kur ishte tepër e vogël. Nuk kishte mësuar ende të fliste mirë, por fliste saktë me lëvizjet e saj, me fantazinë e saj. Sepse, që atëherë ajo mbështetet në fantazinë e saj të pasur për të improvizuar baletet që luan. Edhe për këtë mbrëmje ajo ka zgjedhur një fragment të poemës “Bagëti e bujqësia” të Naim Frashërit, ka kompozuar vetë muzikën dhe ndërtuar koreografinë e baletit. Ishte një krijim dhe interpretim i mrekullueshëm që dëshmon për një talent të vërtetë e premtues. U njoha edhe me prindërit e saj, të cilët e mbështesin në gjithçka, që talenti i vajzës të zhvillohet e të njohë maja të reja.

Këngëtarja dhe valltarja e njohur në komunitetin shqiptar në Itali, Gentjana Abazaj, që ka ardhur që nga Ala, elektrizon sallën ne këngën “Thërret Prizreni, mori Shkodër”, e cila duket se i bashkon në një valle të madhe të gjitha trojet dhe krahinat shqiptare. Me këtë këngë ajo i dha një bukuri të veçantë edhe paradës së organizuar në Asti nga shoqata “AssoAlbania” në shtatorin e kaluar.

E gjithë shfaqja është emocionuese, deri në mbylljen e saj finale me këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, që e këndoi i gjithë grupi bashkarisht, madje edhe me shoqërime nga salla.

Pata kënaqësinë që këtë atmosferë të bukur ta transmetoja në një lidhje direkte me radion “Jehona shqiptare” në Bolzano, stafi i së cilës, me gazetaren Mirela Tomassini u jep hapësirë aktiviteteve të tilla dhe festave të bukura të komunitetit shqiptar. Në mikrofon përshëndetën edhe Presidenti i shoqatës “Besëlidhja” të Roveretos, Dashamir Kërtusha që kishte ardhur në këtë festë me disa nga anëtarët e këshillit drejtues të shoqatës, miku i shqiptarëve, Renzo Bonafini, që kishte ardhur bashkë me bashkëshorten Nereida Xhakolli dhe balerina Ester që foli për pasionin e saj në fushën e baletit.

Gjatë darkës së improvizuar me prodhime të mrekullueshme e të shijshme të recetave tradicionale shqiptare, përgatitur nga amvisat shqiptare në Levico Terme, patëm rastin të bisedojmë edhe me të ftuar të tjerë, si grupi i ardhur nga shoqata “Zëri i Atdheut” në Montebelluno”, që bën një punë të lavdërueshme jo vetëm me veprimtaritë e shoqatës, por edhe me shkollën shqipe që kanë hapur, me presidentin e shoqatës “Rinia” në Riva del Garda, Erio Korani, me aktivistë të tjerë si Xhemal Hyzoti e Teodor Pali e bashkëshortet e tyre me të cilët erdhëm bashkërisht që nga Rovereto e të tjerë.

Valëvitja e flamurit kombëtar ngrohte atmosferën dhe zemrat e pjesëmarrësve në këtë festë, që vazhdoi e bukur deri vonë.

Nga Ndue Lazri.