Fundjavën që lamë pas Ambasada Shqiptare në Athinë në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) zhvilloi në ambientet e saj edicionin e parë të “Javës së Filmit Shqiptar” kushtuar kinematografisë shqiptare. Ky aktivitet bëri bashkë të rritur dhe të vegjël, të cilët, në një atmosferë familjare, ndoqën me shumë entuziazëm filmat klasikë të restauruar “Nëntori i dytë”, “Beni ecën vetë”, “Mimoza llastica”, “Tomka dhe shokët e tij” dhe “Përrallë nga e kaluara”.
Historia e Kinemasë Shqiptare lidhet me një kulturë të hershme e cila lulëzoi qysh me lindjen e kinematografisë botërore. Aktiviteti synonte njohjen e brezave të rinj me kulturën dhe artin shqiptar dhe është konsideruar si një ngjarje kulturore me interes për komunitetin shqiptar.
Të pranishëm ishin fëmijë, prindër, mësues, dashamirës të kinematografisë shqiptare, aktorë, shkrimtarë dhe skenaristë shqiptarë, si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.