Ditën e premte 25 nëntor ora 15:00 në ambientet e Kalasë në Tiranë, Dhoma e Biznesit të Diasporës do të organizojë promovimin e librit “Minierat e Trepçës në Stantërg gjatë shekullit XX” të Dr.sc. Musafë Haziri.
Ky libër është fryt i punës së tij në hulumtimin dhe analizimin e Minierës së Trepçës në Stantërg si pjesë e studimeve të doktoratës në Departamentin e Historisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës për disertacionin me titull: “Miniera e Trepçës në Stantërg gjatë shekullit të XX”. Me të cilën mori gradën më të lartë shkencore Dr.sc. i shkencave të Historisë.

E tërë puna dhe përvoja e Dr.sc. Mustafe Haziri lidhet me edukimin e brezave të tërë në nivele të ndryshme të arsimit në Republikën e Kosovës. Dr.sc. Musafë Haziri, punoi fillimisht si arsimtar i historisë në shkollën fillore “Fazli Graiçevci” në Shipol të Mitrovicës
nga viti 1989 deri më 1992. Për një periudhë pothuajse dy dekadash, respektivisht nga vitet 1992 deri në vitin 2008, punoi si profesor i lëndës së historisë në Gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë. Pas kësaj me hapjen e shkollës fillore, “Shaban Idrizi” në Zhabar të Mitrovicës Dr.sc. Musafë Haziri emërohet drejtor deri në vitin 2014, ku për shkak të ndërhyrjes së konjukturave politike në arsim nuk iu vazhdua mandati i dytë, ku më vonë kaloi si mësimdhënës në shkollën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Mitrovicë.
Në vitin 2018-2021 u emërua anëtar i bordit të Universitetit Publik “Isa Boletini” në Mitrovicë, kurse në vitin 2021-2022 u emërua drejtor në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, dhe tani është professor në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë ku kishte punuar suksesshëm dy dekada me radhë.
Dr.sc. Mustafe Haziri, është anëtar i Akademisë shqiptaro-amerikane me seli në New York, si dhe sekretar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Mitrovicë dhe bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit të Historisë së Kosovës në Prishtinë. Dr.sc. Musafë Haziri në vitin 2016 themeloi Qendrën për Studim dhe Hulumtim në Mitrovicë, dhe aktualisht është koordinator i saj.
Dr.sc. Mustafe Haziri është bashkëautor i zërave në “Fjalorin Enciklopedik të Kosovës” projekt i realizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Angazhimi dhe kontributi i. Dr.sc. Mustafe Haziri aktualisht merret me veprimtari të pavarur kërkimore shkencore dhe është organizator i shumë konferencave dhe simpoziumeve shkencore.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.