114 vjet alfabet

E mërkurë, 24 Prill, 2024
E mërkurë, 24 Prill, 2024

114 vjet alfabet

Si sot  114 vjet më parë në Kongresin e Manastirit u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe.

Kongresi i Manastirit ishte një kongres kombëtar, i cili u mbajt në Manastir më

14 -22.11.1908 , për të shqyrtuar disa çështje të rëndësishme të lëvizjes kombëtare në atë etapë, në radhë të parë për të zgjidhur  çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe, njësimi i të cilit ishte bërë problem i mprehtë politik , arsimor e kulturor dhe një kërkesë e ngutshme  e lëvizjes kombëtare. (FESh II, 2008:1258)

Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” .

Në këtë kongres ishin të pranishëm  të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikë, etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria.

Pas shumë diskutimesh u krijua një alfabet i ri, i mbështetur i tëri në alfabetin latin, shkronjat e të cilit plotësoheshin me dyshkronjësha (dh,gj, ll, nj,rr,sh,th,xh,zh) dhe me dyshkronjësha me shenja diakritike (ç,ë).

Komisioni vendosi të përdoreshin të dy alfabetet, por brenda një kohe të shkurtër  fitoi epërsi alfabeti i sotëm.  (Demiraj, 1988:111)

Njësimi i alfabetit ishte një hap i rëndësishëm për njësimin e drejtshkrimit të gjuhës letrare shqipe.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, preku të gjithë pjesëmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa e patriotëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin.

Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe.

Gjithashtu delegatët organizuan takime me dyer të mbyllura, ku u rrahën probleme të mprehta politike.

Bisedimet e zhvilluara shërbyen për të afruar pikëpamjet, për të përcaktuar platformën politike të përbashkët të organizatave kombëtare e për të bashkërenduar më mirë veprimtarinë e tyre.

Ky kongres ngriti lëvizjen kombëtare në një shkallë më të lartë.